• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Netët Korçare të Poezisë, festivali ku takohen shpirtrat krijues

Netët Korçare të Poezisë konsiderohen si një festë e fjalës së bukur. Në këtë edicion, morën pjesë 34 poetë nga Italia, Franca, Izraeli, Monako, Greqia, Kosova dhe Shqipëria, të cilët sollën me vete jo vetëm vargje të frymëzuara, por edhe tingujt dhe ndjesitë e vendeve të tyre.

26/05/2025
| Kulturë, Rajon

Fundjavën që lamë pas Korça mblodhi poetë nga e gjithë bota për edicionin e 29-të të Festivalit Ndërkombëtar të Autorëve “Netët Korçare të Poezisë”.

Në këtë festival, ku interpretohen vepra të ndryshme të poezisë, simbolikë e veçantë është edhe mbjellja e një peme në Parkun e Poetëve, në nderim të trashëgimisë së fjalës së shkruar.

Poeti Laureat i festivalit u shpall Sadik Bejko, i cili mbolli pemën tradicionale në Parkun e Poezisë. Çmimi Kurora e Poezisë shkoi për poeten Maklena Nika. Çmimi Poezia më e Bukur iu dha poetit Tsvika Nir (Izrael). Çmimi “Dritëro Agolli” iu dha poetit Dinos Kubatis (Greqi). Çmimi “Asdreni” shkoi për poetin Zyhdi Dervishi dhe Çmimi Special shkoi për poeten Rakela Zoga me motivacionin: “Për këndvështrimin origjinal, për përcjelljen e vlerave universale përmes kumtit poetik.

Netët Korçare të Poezisë konsiderohen si një festë e fjalës së bukur. Në këtë edicion, morën pjesë 34 poetë nga Italia, Franca, Izraeli, Monako, Greqia, Kosova dhe Shqipëria, të cilët sollën me vete jo vetëm vargje të frymëzuara, por edhe tingujt dhe ndjesitë e vendeve të tyre.

Korça, edhe një herë, u shndërrua në një skenë të hapur, në një udhëtim shpirtëror që bashkon nëpërmjet gjuhës universale të artit. Disa nga pjesëmarrësit ishin: Angela Valenti Durazzo, Bardhosh Gaçe, Pierre Ech-Ardour, Helena Halilaj, Albin Lushi, Maklena Nika, Sadik Bejko, Raimonda Moisiu – Sade, Tsvika Nir, Entela Kasi, Vlora Konishevci etj.

Netët Korçare të Poezisë u zhvillua me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, bibliotekës publike “Thimi Mitko” Korçë, Bashkisë Korçë dhe PEN Albania.

“Le të jetë ky edicion një tjetër dëshmi se poezia nuk është e mbyllur në libra, ajo jeton në rrugë, në zëra, në takime si ky. Dhe mbi të gjitha, ajo jeton brenda nesh, sa herë që zgjedhim të dëgjojmë me zemër”, u shpreh në fjalën e saj drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli. ATSH


Publikimi i mëparshëm

“Mos i gjykoni njerëzit për atë që janë, por për atë që duan të jenë!”

Publikimi i radhës

Në Prishtinë i filloi punimet “Java e Albanologjisë”

Publikimi i radhës

Në Prishtinë i filloi punimet “Java e Albanologjisë”

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.