• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 6 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Hapet ekspozita jubilare “35 Vjet Art” e piktorit të njohur Reshat Ameti

Ekspozita përfshin vepra nga ciklet e njohura “Enigma” dhe “Nga Tradita”, të karakterizuara nga një stil ekspresiv, abstrakt, me ngjyra të fuqishme dhe motive të kulturës shqiptare.

22/05/2025
| Kulturë, Rajon

Në I.N. Galeria e Arteve Tetovë u hap mbrëmë ekspozita jubilare “35 Vjet Art” e profesorit universitar dhe piktorit të njohur Reshat Ameti, një retrospektivë që përmbledh krijimtarinë e tij shumëvjeçare. Ekspozita përfshin vepra nga ciklet e njohura “Enigma” dhe “Nga Tradita”, të karakterizuara nga një stil ekspresiv, abstrakt, me ngjyra të fuqishme dhe motive të kulturës shqiptare.
Ekspozita tuboi figura të shquara nga jeta akademike dhe kulturore, si dhe artdashës dhe përfaqësues të institucioneve. Kuratorja Besa Dauti theksoi se ekspozita pasqyron përpjekjen e artistit për të ndërtuar një identitet të qëndrueshëm artistik dhe për të krijuar dialog shpirtëror me publikun.
U.D. Drejtoresha e Galerisë së Arteve, znj. Arbenita Meta, tha se kjo ekspozitë përbën një moment të veçantë për institucionin dhe për jetën artistike të qytetit.
“Galeria e Arteve ka privilegjin të mirëpresë një ekspozitë që nuk është vetëm një përmbledhje e veprave të një artisti, por një rrëfim i një udhëtimi të gjatë dhe të pasur krijues. Reshat Ameti ka ndërtuar një profil të fuqishëm dhe të respektuar në artin bashkëkohor, me vepra që janë prezantuar në disa prej galerive më prestigjioze në botë.”
Meta shtoi se bashkëpunimi me Ametin për realizimin e kësaj ekspozite ka qenë një përvojë frymëzuese:
“Pata privilegjin të bashkëpunoj ngushtë me të në këtë projekt. Përkushtimi i tij, pasioni dhe respekti për artin janë shembull frymëzimi për brezat e rinj të artistëve.”
Drejtoresha Meta njoftoi gjithashtu se në muajin shtator Galeria do të publikojë një monografi të veçantë kushtuar krijimtarisë së Ametit, e cila do të dokumentojë me dinjitet rrugëtimin dhe kontributin e tij në art.
“Shpreh mirënjohjen më të thellë për Profesor Ametin për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin dhe zhvillimin e artit tonë, si dhe për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e pakursyer ndaj këtij projekti,” përfundoi Meta.
Profesor Danço Ordev dhe kritiku i artit Mixhait Pollozhani vlerësuan ndikimin e Ametit në artin bashkëkohor, duke theksuar rolin e dritës si element simbolik dhe emocional në veprat e tij.
Ndërsa në fjalën e tij Prof. Reshat Ameti u shpreh se të pikturosh është si të flasësh me shpirtin gjithashtu falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij artistik për më shumë se tre dekada. Ekspozitën e nderuan “Duo Shkupi” me dy pika muzikore Jeta Starova Mehmeti flautiste dhe Ermal Mehmeti violinist. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve Tetovë deri 15 ditë.
Burimi: https://www.facebook.com/galeriaeartevetetove

Publikimi i mëparshëm

20 maji – ditëlindja e prozatorit të pavarësisë, Ernest Koliqi

Publikimi i radhës

“Mos i gjykoni njerëzit për atë që janë, por për atë që duan të jenë!”

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

“Mos i gjykoni njerëzit për atë që janë, por për atë që duan të jenë!”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.