• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 2 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Librat e Adnan Merovcit përfaqësojnë një trashëgimi të çmuar kulturore dhe historike

Për veprat e autorit, foli edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi. Sipas tij, Ibrahim Rugova ishte politikani më atipik dhe më autentik në historinë politike shqiptare dhe në Evropën Juglindore.

12/05/2025
| Arsim, Rajon

Në ambientet e Fakultetit Filologjik në Universitetin e Tetovës, sot u promovuan veprat “Në hap me Rugovën”, “Kështjella e (mos)marrëveshjes”, “Pengu” si dhe “Të Premtet”, të autorit të njohur Adnan Merovci. Këto vepra trajtojnë tema të ndjeshme politike dhe historike nga periudha e fundit e shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI, me fokus të veçantë, figurën e Ibrahim Rugovës, proceset e negociatave dhe përjetimet personale gjatë periudhave të trazuara për shqiptarët në Republikën e Kosovës.

Në fjalën e tij, dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani theksoi se veprat e autorit Merovci, nuk janë botime të zakonshme, por dëshmi të shkruara me vetëdije të qartë për rëndësinë historike. “Veprat që sot vihen në qendër të këtij promovimi janë më shumë së botime bibliografike. Ato janë dëshmi dokumentare të një epoke vendimtare të historisë së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Në to nuk flet vetëm autori, por edhe ngjarja, sfida, qëndresa dhe fjala e cila u tha, por edhe ajo që u hesht, fjala që u shkrua dhe ajo që u vu në jetë. Ata synojnë të zgjojnë ndërgjegjen kolektive, të sfidojnë harresën dhe të orientojnë vëmendjen e brezave të rinj drejt së vërtetës. Këto vepra përfaqësojnë një trashëgimi të çmuar kulturore dhe historike – dokumente që flasin me forcën e fjalës së matur dhe me peshën e kujtesës së gjallë.” – tha dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani.

Për veprat e autorit, foli edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi. Sipas tij, Ibrahim Rugova ishte politikani më atipik dhe më autentik në historinë politike shqiptare dhe në Evropën Juglindore. “Ai ishte mendimtari e veprimtari, që idenë e hodhi në veprim. Rugova e dinte, gjithashtu, se një komb s’mund të fitonte lirinë dhe pavarësinë duke u bazuar vetëm në forcat e veta. Në fillim e krijoi vizionin politik, pastaj strategjinë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe punoi për të krijuar aleatë. Aleancat apo besëlidhjet me fuqi të mëdha, që i krijoi Rugova, i duhen sot e përgjithmonë Kosovës dhe shqiptarëve. Rugova ishte fjalëpak. Ai nuk bëri retorikë, por politikë. Se kush bën shumë retorikë, nuk bën politikë. Kryefjala e tij ishte e thjeshtë dhe esenciale: “Kosova shtet i pavarur, nën protektorat të përkohshëm ndërkombëtar dhe e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë”. Ky vizion u bë realitet.” –  u shpreh mes tjerash Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi.

Për veprat e sipërthëna, vlerësimet e tyre i paraqitën, Prof. Dr. Zeqir Kadriu, Prof. Dr. Milaim Fetai, si dhe gazetari, Seladin Xhezairi. Vetë autori i këtyre veprave, Adnan Merovci e falënderoi Universitetin e Tetovës dhe të gjithë që kontribuuan në jetësimin e këtyre veprave dhe foli për “Për dijetarin Ibrahim Rugova”. Në fjalën e tij, ai ndau kujtimet personale dhe momentet e veçanta me Rugovën, duke e përshkruar jo vetëm si një lider të urtë e vizionar, por edhe si një njeri modest, i përkushtuar ndaj dijes, kulturës dhe paqes.

Në këtë ngjarje morën pjesë profesorë, miq të autorit, studentë, e të ftuar të tjerë të interesuar për veprimtarinë politike dhe historike të presidentit Ibrahim Rugova.

Në kuadër të këtij promovimi, të pranishmit patën mundësi të ndjekin një dokumentar përgatitur nga vetë autori i veprave, që përshkruan kalvarin e vuajtjeve dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi.


Publikimi i mëparshëm

Mbrojtja e florës dhe faunës në Malin Sharr – detyrë që i tejkalon kufijtë e ekologjisë

Publikimi i radhës

U prezantua libri “Etnoletra shqipe” i autorit Vehbi Miftari

Publikimi i radhës

U prezantua libri “Etnoletra shqipe” i autorit Vehbi Miftari

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.