• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E martë, 3 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Në Frasnitë të Kalabrisë u promovua libri “Antrosopofia arbëreshe” – kushtuar Caterina Bellusci

Me praninë e tyre spikatën edhe figura të rëndësishme të këtij mjedisi që shquhen sot me veprimtari në disa fusha e sidomos në atë kulturore e arsimore.

25/04/2025
| Uncategorized

Rexhep Rifati – Në këtë ngjarje kulturore, që u zhvillua në bibliotekën monumentale “A. Ballusci”, të këtij libri me autore Ornela Radovicka dhe redaktor Vehbi Miftari, folën edhe figura të rëndësishme arbëreshe, ndërsa LKSHM shpalli zonjën Caterina- Rina anëtare nderi
Në një ambiente të shtëpisë bibliotekë të njërës nga figurat më të ndritshme arbëreshe Prof. Doktor At Antonio Belluscit, mungesa e të cilit mbrëmë u ndie thellësisht në mesin etë gjithë pjesëmarrësve, u bë përurimi i këtij libri kushtuar motrës së At Antonios , Rinës e cila jo vetëm që ishte krah i djathtë i vëllait në tërë udhëtimin e tij jetësor pre misionari e atdhetari, por edhe një artiste e vërtet e artit gojor e cila përmes këngëve të vjetra arbëreshe priste e përcillte çdo mysafir.
Në këtë promovim ku mungoi edhe vet Redaktori Vehbi miftari, drejtues i Misionit diplomatik të Kosovës në Vatikan, shkaku i pjesëmarrjes në ceremonit me rastin e vdekjes së Papës, me fjalë të veçanta u drejtuan Kryetari i Bashkisë se Frasnites z. Angelo Catapano i cili foli mbi Festën “VALLJA” si dhe rolin kulturor që ka luajtur Frasnita ndër shekuj përmes figurave të artit e kulturës. Ndërsa kulturës përgjegjësja e kulturës pranë Bashkisë, profesoresha Caterina Adducci, foli me shumë kompetencë e me profesionalizëm, lidhur me veprën më të re të Ornela Radovickës, Drejtoreshë e Qendrës Albanologjike të gjuhës arbëreshe themeluar nga At Antonio Belushi e cila mbajti një fjalë që entuziazmoi të pranishmit me fuqinë e saj si njohse e jashtëzakonshme e botës arbëreshe. Duke u duartrokittë disa herë nga të pranishmit.
Me praninë e tyre spikatën edhe figura të rëndësishme të këtij mjedisi që shquhen sot me veprimtari në disa fusha e sidomos në atë kulturore e arsimore siç ishin intelektualët: Prof Agostino Giordano, që mbajti një fjalë kuptimplotë rreth aktualitetit të sotëm arb¨resh duke i kushtuar edhe disa komplimente zonjës Radovicka për punën e madhe me arbëresh, pastaj inxhinjer Tommaso Ferrari , Agostino Pirrone, prof Michele Greco si dhe Maria Antonietta Rimoli mesuese, perkthuese, redaktore si edhe aktiviste e botës arbëreshe, por edhe mike e madhe e familjes Bellusci, si edhe Lucia Martino , themeluese e teatrit arbëresh.
Ndërsa që drejtori i bibliotekës avokati Tomasso Bellusci edhe në cilësinë e nikoqirit u përkujdes për tërë rrjedhën e këtij aktiviteti duke iu gjind mysafirëve në çdo çast.
Në cilësinë nënkryetarit të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), e me autorizimin e poetëve Musa Jupolli dhe Mentor Thaqisekretar, zonjës Caterina Bellusci i dorzova Dëftesën n “Anëtare Nderi“ në LKSHM-së për punën e madhe në fushën e krijimtarisë gojore dhe ate artizanal. Ndërsa , në grupin e ne mërgimatrëve eshin edhe antarët e Shoqatës “Hora e Skënderbeut” Ramadan Morina e Veli Genc Berisha, si dhe aktori e mësuesi i shkollës shqipe në Gjermani, Nusret Dërguti dhe pianistja nga Shqipëria që vepron ne konservatorin e Parisit Fatjona Matraku . Kësaj radhe ishim në shoqëri edhe të një ekipi filmik nga Prishtina në përbërje të Shefqet Gjocit skenarist , Jeton Ahmetaj regjisor dhe Blerim Gjinovcit xhirues , i cili bëri punë të mrekullueshme duke lëviz edhe në ngulimet tjera arbëreshe dhe regjistruar e filmuar një sërë aktivitetesh për filma dokumentar.
Të gjithë ne që erdhëm nga mërgata apo Kosova morëm pjesë dhe përcollëm edhe aktivitete me rastin e Festës së Pashkëve, sidmos ato që lidhen me “Vallen” por edhe duke vizituar edhe ngulimet më të rëndësishme dhe vendlindjen e shkrimtarëve rilindës për çka do të raportojmë ditëve në vazhdim.

Publikimi i mëparshëm

22 vjet pa Robert Shvarcin, përkthyesin që e dashuronte gjuhën shqipe

Publikimi i radhës

Pianot e para te shqiptarët

Publikimi i radhës
Hasan Bello

Pianot e para te shqiptarët

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.