• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

ASHSH organizoi tryezë të rrumbullakët për studimet gjeografike mbi natyrën, shoqërinë dhe vendbanimet tona

Kjo veprimtari u organizua nga Njësia e përkohshme e kërkimeve gjeografike, pjesë e ASHSH-së.

25/04/2025
| Kulturë, Rajon

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt më 24 prill 2025, tryeza e rrumbullakët me temën “Studimet gjeografike mbi natyrën, shoqërinë dhe vendbanimet tona – pjesë e pandarë e albanologjisë, me qasje në sqarimin dhe argumentimin shkencor të shumë problemeve të saj”.
Kjo veprimtari u organizua nga Njësia e përkohshme e kërkimeve gjeografike, pjesë e ASHSH-së. Morën pjesë profesorë dhe pedagogë të gjeografisë nga disa universitete të vendit, publike e private; dhe profesorë e studiues të shkencave të afërta me gjeografinë. E pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë së Roskovecit, dr. Majlinda Bufi.
Në fjalën përshëndetëse, akad. Neki Frashëri, Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, në emër të Kryesisë së ASHSH-së, përgëzoi pjesëmarrësit e këtij forumi për kërkimet shkencore, duke konkretizuar edhe nisjen e mbarë të punës së Njësisë së përkohshme të kërkimit gjeografik, e cila u zyrtarizua para pak javësh (më 6 mars 2025).
Objekti i diskutimeve të kësaj tavoline synon të drejtojë studimet gjeografike drejt Albanologjisë, me theks sqarimin e argumentimin shkencor në këndvështrimin gjeografik të shumë problemeve dhe tezave të saj.
Prof. dr. Dhimitër Doka drejtoi tryezën shkencore. Fillimisht ai falënderoi pjesëmarrësit e ardhur nga institucionet e Tiranës dhe nga universitetet e rretheve për praninë dhe kontributin e tyre në veprimtarinë e parë shkencore të Njësisë së përkohshme të kërkimeve gjeografike. Gjithashtu, ai shprehu mirënjohjen për prof. dr. Perikli Qiriazin, drejtuesin e Njësisë së kërkimit gjeografik, si dhe të gjithë kolegëve të tjerë themelues dhe mbështetës të kësaj njësie, e cila do të funksionojë për të mbajtur të gjitha kontributet e arritura dhe për t’i thelluar e çuar më tej ato, në një kohë që natyra jonë po përballet me ndryshime shumë të shpeshta dhe të parashikuara më parë, siç janë ndryshimet klimaterike dhe efektet e tyre; tjetërsimi dhe ndotja gjithnjë e më madhe e ambientit natyror, presioni human dhe menaxhimi i territorit etj. Po kështu shumë zhvillime demografike dhe sociale të vendit tonë këto tri dekadat e fundit nxjerrin gjithnjë e më shumë nevojën që ato të jenë në vazhdimësi në fokusin e studimit të tyre gjeografik.
Në fjalën e tij prof. dr. Perikli Qiriazi theksoi se një nga detyrat dhe synimet e mëdha të studimeve gjeografike komplekse e gjithëpërfshirëse për natyrën, shoqërinë, vendbanimet, trashëgiminë tonë natyrore e kulturore dhe shumë objekte të tjera gjeografike, është integrimi i tyre në fushën e Albanologjisë dhe forcimi i ndërveprimit me disiplinat e tjera. Ky ndërveprim ndihmon në sqarimin dhe argumentimin shkencor të shumë çështjeve dhe problemeve albanologjike. Gjeografia, me objektin e saj të gjerë studimor dhe me risitë e shumta metodologjike të vlerësimit shkencor të resurseve natyrore e njerëzore, përmes GIS-it, teknologjive gjeohapësinore, instrumenteve e teknikave për analiza hapësinore dhe eksplorime virtuale, mundëson analiza përgjithësuese shkencore, që i shërbejnë edhe zgjerimit e thellimit të studimeve albanologjike, forcimit të ndërveprimit të saj me disiplinat e tjera shkencore të afërta.
Në kuadër të këtyre problematikave, në këtë veprimtari shkencore u prezantuan tri studime nga prof. dr. Bilal Draçi, prof. dr. Pal Nikolli dhe prof. asoc. dr. Jostina Dhimitri, të cilat lidhen me studimet gjeografike mbi vendbanimet shqiptare; hartografinë historike në albanologji, si dhe këndvështrimet studimore gjeohistorike, metodologjike e modelet orientuese.
Gjatë prezantimit të punimeve shkencore nëpërmjet qasjeve kritike dhe argumentimit shkencor u demonstruan stereotipat, u sqaruan paradokset dhe u ofruan platforma të reja për të kuptuar sfidat që hasin rajonet tona: nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe menaxhimi i rreziqeve mjedisore, deri tek dinamikat demografike dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore të vendbanimeve shqiptare.
Në diskutimin e saj dr. Majlinda Bufi, foli për rëndësinë e aktivitetit dhe theksoi problemet e bashkisë së Roskovecit, zgjidhja e të cilave kërkon bashkëpunim me studiuesit gjeografë. Tërhoqi vëmendjen projekti për kthimin e rezervuarit të madh të Kurjanit në një aset turistik. Për të mos u përballur me probleme natyrore e sociale, ajo theksoi se duhet të kryhet studimi gjeografik.
Takimi u ndoq me interes nga të gjithë pjesëmarrësit, të cilët në diskutimet e tyre dhanë ide dhe mendime shumë të vlefshme për punën e mëtejshme.
Diskutuan profesorët Zydi Teqja, Hajri Hasko, Romeo Eftimi, Vasil Kristo, Valbona Duri, Thoma Shkira, Niko Rogo, Marenglen Sherifi etj.
Në fund, u bënë konkluzionet e veprimtarisë nga drejtuesi i saj prof.dr. Dhimiter Doka.
www.akad.gov.al

Publikimi i mëparshëm

Promovohen veprat e reja të studiueses së historisë së artit, Prof. Dr. Jëlldëz Asanit

Publikimi i radhës

22 vjet pa Robert Shvarcin, përkthyesin që e dashuronte gjuhën shqipe

Publikimi i radhës

22 vjet pa Robert Shvarcin, përkthyesin që e dashuronte gjuhën shqipe

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.