Maturantët e Shkollës së mesme të Mjekësisë në Tetovë, të Shkollës së Muzikës – Tetovë dhe ata të Gjimnazit të përbashkët të Komunës së Velesit dhe të Komunës së Çashkës, janë informuar me ofertën e përgjithshme të UT-së për vitin 2025/26.
Pedagogët tanë maturantët e këtyre shkollave i kanë njoftuar për rëndësinë dhe përparësitë e studimeve në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës.
Po ashtu, ekipet promovuese të UT-së, kanë realizuar takime me maturantët e Luginës së Preshevës, përkatësisht me maturantët e Shkollës së mesme Teknike dhe të Gjimnazit “Skënderbeu në Preshevë, të cilët i kanë njoftuar me ofertën mësimore – shkencore për vitin që vjen.
Njësitë akademike, përkatësisht programet studimore që janë në përputhje me nevojat dinamike të tregut të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera në rajon, e kanë tërhequr vëmendjen e maturantëve preshevarë dhe jo vetëm, për të studiuar në Universitetin e parë në gjuhën shqipe në RMV – Universitetin e Tetovës.
Për më shumë, lexo:
https://unite.edu.mk/wp-content/uploads/2025/04/BROSHURA-SHQIP-2025_compressed.pdf
https://unite.edu.mk/wp-content/uploads/2025/04/BROSHURA-MKD-2025_compressed.pdf
https://unite.edu.mk/wp-content/uploads/2025/04/BROSHURA-ENG-2025_compressed.pdf



