• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Lindita Ahmeti do të jetojë në vargun e poezisë shqipe

Lindita Ahmeti, ndërroi jetë një vit më parë.

09/04/2025
| Kulturë, Rajon

Lindita Ahmeti do të jetojë përgjithmonë në vargjet e saj, në vargjet e poezisë shqipe për të cilën thoshte se “ka një ardhmëri të ndritshme, për shkak se përmes faktit poetik vihet në sprovë gjuha e çdo populli dhe vihen në provim mundësitë e gjuhës për t’i nxjerrë në pah ndjenjat më sublime të njeriut’’.
Në letërsinë shqiptare, Lindita shpërfaqi talentin e rrallë poetik, ndjenjat sublime të së cilës kanë lënë gjurmë në krijimtarinë letrare, artin dhe kulturën tonë.
Shqipëria ime

Shqipëria është krijuar në fund të qershorit nga drita e xixëllonjave
kur dalin si fenerë të imtë magjikë dhe i mbulojnë male e fusha,
sa bëhet gati të ulet në fron perëndesha florë në mbrëmjen hyjnore
e ta shpërndajë erën e mirë të trëndafilave e të luleve alba,
të cilat ia bëjnë me dije erebit se nuk mund të ketë vend në këtë të vërtetë,
sepse këtu vazhdimisht çelësin do ta ketë në dorë vetëm aurora.

Shqipëria është krijuar nga ëndrra më e mirë e rrufetarit, mu pranë detit,
duke e lënë aty shqiponjën e bardhë të bëjë roje
në shtëpinë e gurtë të Kadmit e të Harmonisë, që u caktuan të jenë të Parët Mitikë
e që shpikën lule e shpërndanë shkronja për librin e parë nga Sharri nga Tomorri  nga Bjeshkët e Nemuna.

Shqipëria ka dalë prej zërit yllësor të orfeut
dhe është bërë këngë e lumit malor,
fluturim i amshueshëm i pëllumbit të bardhë,
valle e zanave me lisat e gjatë e me korin e trumcakëve,
të cilën përballë persefonës e ka lozur osman takja.
Në këtë vend vazhdimisht bredh i biri i afërditës
e pastaj e shpërndan nëpër botë  kuptimin e dheut që është sinonim i emrit të tij.
Prandaj djemve kësulëbardhë kah bredhin përfund degës së parë të trungut të gjuhëve
u shkëlqejnë si dielli flokët e praruar e u kumbojnë fjalët.
Nga sytë e tyre reflektohet magjia e liqeneve të Lurës,
ndërsa këngën e kanë vazhdim të këngës së linit.

Kjo është Shqipëria ime!

Shqipëria është një trëndafilnajë e vendosur mbi shkrepa
ku banojnë shpresat më të bukura,
ku nga rrënjët e rrapeve mijëvjeçare
burojnë ujëra të argjendtë
e ku dëgjohet edhe sot tregimi i gurrës së Dodonës.

Shqipëria është orakulli ku vashat e kanë zbuluar fronin e birit të diellit,
ajo është bari i mirë që sot shëron plagët e rënda
të hapura nga Era e Kuqe;
është muri kundër furtunës polare me arushën e tërbuar.

Shqipëria herë është bletë në lulet parajsore
herë është pikturë e adem kastratit
pastaj del si një varg rruazash të bëra prej mija kokrrash xhevahiri
Shqipëria është djega ime.

 


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës e filloi prezantimin e ofertës akademike për vitin 2025/2026

Publikimi i radhës

26 vjet nga Beteja e Koshares, thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri

Publikimi i radhës

26 vjet nga Beteja e Koshares, thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.