Çmimi “Selim Ramadani”, jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”-Tetovë. Çmimi u ndahet personaliteteve, institucioneve nga vendi dhe rajoni, në çdo përvjetor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Çmimi “Selim Ramadani”, ndahet për kontribut të theksuar në lëmin e artit, të letërsisë dhe të kulturës sonë.
Të drejtë konkurrimi kanë:
- Veprimtarët e artit dhe të kulturës;
- Institucionet e arsimit të lartë;
- Institucionet shkencore;
- Shoqatat shkencore dhe profesionale;
- Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiuesit individualë.
Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:
- Të dhëna personale për autorin, institucionin;
- Të dhëna bibliografike; dhe
- Arsyetimin e propozimit për marrjen e çmimit.
Propozimet duhet të dërgohen deri më 27. 4. 2025, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita” – Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit “Selim Ramadani’’, Rr. ,,Ivo Llolla Ribar”, Nr. 211/10, 1200 Tetovë, Fahu postar, Nr. 50, ose në adresën elektronike: tradita2012@gmail.com.
Propozimet e pakompletuara si dhe ato që nuk do të dërgohen brenda afatit të sipërthënë, nuk do të merren parasysh.
Me respekt,
Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”-Tetovë
