• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 11 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Unë biri yt…

Përveç historisë dhe personazheve, që i lidhnin këto dy episode të largëta në kohë, si për çudi, u takuan dy ngjarjet në datën e 17 SHKURTIT, njëra që na kujton rezistencën dhe luftën për Dije dhe Dritë, kurse tjetra që na kujton luftën për Liri dhe Paqe.

17/02/2025
| Arsim, Rajon

Prof. Dr. Vullnet Ameti – 17 Shkurti është një datë që bashkon dy prijës, dy ngjarje, dy momente të rëndësishme në historinë e shqiptarëve: ligjeratat e para të Universitetit të Tetovës dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, janë dy momente historike ku shqiptarët njëzëri dhe masivisht rendën pas IDEALIT për Liri dhe Dije.
“Në analet e luftërave të fituara përgjatë historisë, Universiteti i Tetovës dhe pavarësia e Kosovës qëndrojnë si fitoret më të mëdha për kombin shqiptar.”
Rrjedha jonë kombëtare i ka pasur të shpeshta dhembjet, mundimet, përpjekjet dhe sakrificat për një lartësim kombëtar, por të rralla momentet e triumfeve, poezia e Ali Podrimjes “Unë, biri yt” pasqyron trajektoren e rrjedhës tonë kombëtare që për hir të së vërtetës nuk ka qenë kurrë e lehtë.
Kosova dhe Universiteti i Popullit janë raste të pa precedenta,
atipike dhe “sui generis” në histori. Të dyja ishin “ilegale” për agresorët dhe legale për ata që nuk kërkonin asgjë më shumë se Liri dhe Dije.
Janë dy episode ku historia mund të tregohet vetëm përmes shembujve, fakteve, fotografive, ngjarjeve dhe protagonistëve që, në një formë a në një tjetër, lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit tonë.
Përveç historisë dhe personazheve, që i lidhnin këto dy episode të largëta në kohë, si për çudi, u takuan dy ngjarjet në datën e 17 SHKURTIT, njëra që na kujton rezistencën dhe luftën për Dije dhe Dritë, kurse tjetra që na kujton luftën për Liri dhe Paqe.
Pas themelimit të Universitetit të Tetovës, pavarësia e Kosovës përgjithmonë i flaku tutje episodet tragjike. Shqiptarët tashmë i kishin fituar të gjitha luftërat: luftën për dije me prijës Fadil Sulejmanin dhe luftën për liri me prijës Adem Jasharin – si dy IKONA me aureolë përjetësie, të cilët takohen në çdo 17 𝗌𝗁𝗄𝗎𝗋𝗍…
Sa herë lexoj për jetën e figurave të mëdha të popujve, kombeve dhe të njerëzimit, kam menduar i dyzuar për vendin e rastësishëm të lindjes të çdo njeriu.
Adem Jashari nuk mund të kishte lindur diku tjetër veç se në Kosovë dhe Fadil Sulejmani nuk mund të kishte lindur dikut jetër veç se në Tetovë, Adem Jashari nuk mund të ishte dikush tjetër veç se rezistues ashtu si Fadil Sulejmani që nuk mund të ishte dikush tjetër por veç se rezistues.
Vetëdija e tyre kombëtare ishte pa kufij dhe pa skaje, asnjë mur, barikadë, luftë dhe prangë, nuk mund ta mbyllte dot vizonin e tyre.
Universiteti i Tetovës dhe Pavarësia e Kosovës janë fitore që mbeten të pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare.
Fadil Sulejmani, si prijës i luftës për dije, dhe Adem Jashari, si hero i luftës për liri, janë dy ikona që takohen në këtë datë të shënuar.
Ata janë udhëheqës që e udhëhoqën popullin shqiptar drejt fitoreve të mëdha dhe, si pasojë, 17 Shkurti do të mbetet gjithmonë një datë e shenjtë për LIRINË dhe DIJEN që na sollën ata në dimrat e acartë.

Publikimi i mëparshëm

Rikujtim / Sot e kujtojmë Marrëveshjen e parë të Universitetit të Tetovës me George Washington University

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës u shënua 30-vjetori i ligjëratave të para

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës u shënua 30-vjetori i ligjëratave të para

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.