• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Rikujtim / Sot e kujtojmë Marrëveshjen e parë të Universitetit të Tetovës me George Washington University

Kjo marrëveshje do të ngelet pikë referenciale dhe burim testamentar për ata që do të vijnë pas nesh; ky dokument, përtej ogurit të mbarë që përfaqëson, tregon që aleancat nuk lindin hëpërhë pa e ndjekur një linjë të gjatë e të palëkundur të vlerave dhe idealit të njëjtë.

10/02/2025
| Arsim, Bota

Prof. Dr. Vullnet Ameti – Mes kapitujve të historisë së lavdishme të Universitetit të Tetovës sot kujtojmë Marrëveshjen e parë të Universitetit të Tetovës me The George Washington University.  Pikërisht me 10 Shkurt 1995, në Washington, DC, u nënshkrua marrëveshja që do të mbetej e paharruar në kujtesën tonë dhe ku zanafilla e urrave të bashkëpunimit gjeti ogurin e mbarë, pra 30 vite më parë në një datë sikur e sotmja u hap nje faqe e re miqësie.

Atëbotë, kur aparati shtetëror e luftonte me të gjithë mekanizmat Universitetin e Tetovës dhe nuk e njihte, Universiteti prestigjioz, siç është George Washington University, firmosi marrëveshje bashkëpunimi për të afirmuar edhe njëherë thënien e udhërrëfyesit të tyre moral se “Sa më i vështirë konflikti, aq më i madh është triumfi” (George Washington) dhe se PO mund të egzistojnë marrëveshje pa institucion sepse idetë shtrihen përtej kohës e kufijve, përtej faktit dhe mohimit, përtej gjithçkaje…

E tillë qe edhe lufta e Universitetit të Tetovës për mbijetesë në një klimë ku gërvishtja nga nacionalizm i patologjik edhe sot duket se po nxjerr plagët e saj.

“Kjo marrëveshje do të ngelet pikë referenciale dhe burim testamentar për ata që do të vijnë pas nesh; ky dokument, përtej ogurit të mbarë që përfaqëson, tregon që aleancat nuk lindin hëpërhë pa e ndjekur një linjë të gjatë e të palëkundur të vlerave dhe idealit të njëjtë.”

Në këtë përvijim historik marrëveshjet si këto, shtrihen përtej kohës kur u nënshkruan dhe maten jo nga funksioni dhe efekti që prodhuan, por nga simbolika që përçojnë.

E thënë me terma aristotelianë, personazhi nuk është vetëm një praton (veprues), por edhe një ethos (karakter).

Kësisoj George Washington-i nuk na del vetëm si një monument, por edhe si veprues; ashtu siç Fadil Sulejmani nuk na del vetëm si veprues, por edhe si karakter pas së cilit kapemi e ngjitemi, për ta mbajtur gjithmonë mes nesh, si ndërgjegje e gjallë jona e si veprues me karakter të rrallë.

Ky ishte një moment historik, një ndihmesë e jashtëzakonshme për zhvillimin e Universitetit të Tetovës i cili atakohej në çdo plan e nga çdo kënd.

Në vitet e para të krijimit të Universitetit të Tetovës, statusi i shqiptarëve të Maqedonisë ishte i cënuar në çdo drejtim andaj në këtë kontekst të vështirë dhe të pasigurtë, mbështetja e George Washington University ishte më shumë se një dorë e fortë, ishte një shenjë shprese dhe solidariteti.

30 vjet pas asaj marrëveshje historike, ne e kujtojmë me nderim dhe mirënjohje këtë bashkëpunim të rëndësishëm përmes së cilit U NJOHËM ATËHERË KUR NUK NA NJOHU ASKUSH.

Andaj, në vizitën tonë të fundit në Washington, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për këtë ndihmesë dërguam monografinë dhe marrëveshjen të vendosur në kornizë, si një dëshmi e përjetshme e atij momenti të rëndësishëm në histori, që na kujton se miqësia dhe mbështetja amerikane është thesar i çmuar e nuk duhet të lëkundet në asnjë moment.

Marrëveshja e vitit 1995 është më shumë se një dokument- është simbol i qëndrueshmërisë, i forcës dhe i shpresës që na ka udhëhequr në ditët më të vështira.

Ajo është një dëshmi e dashamirësisë dhe e partneritetit që ka ndihmuar në ndërtimin e identitetitit tonë institucional i cili për hir të së vërtetës është patriotik në frymë dhe formim por perëndimor në orientim dhe identitet.

Pas 30 vitesh, kjo marrëveshje vazhdon të jetë një lidhje që na bashkon dhe na kujton se ne, shqiptarët, do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj mbështetjes amerikane.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!


Publikimi i mëparshëm

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës e vizituan konakun ku u nënshkrua akti i themelimit i kësaj qendre të arsimit dhe shkencës

Publikimi i radhës

Unë biri yt…

Publikimi i radhës

Unë biri yt...

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.