• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejë, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

U nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ndërsa nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, rektorët Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Armand Krasniqi theksuan se dy universitetet në të ardhmen do të kontribuojnë për bashkëpunim sa më cilësor në fushat e arsimit dhe të kërkimit shkencor.

29/01/2025
| Arsim, Rajon

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi dhe udhëheqësja e kabinetit të Rektorit Valmisa Novi, më 28 janar 2025, e vizituan Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Ata u pritën në takim nga rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij. Ky takim kishte për qëllim diskutimin për nxitjen e bashkëpunimit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit në fushat e arsimit dhe hulumtimit shkencor mes universiteteve shqipfolëse. U nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ndërsa nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, rektorët Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Armand Krasniqi theksuan se dy universitetet në të ardhmen do të kontribuojnë për bashkëpunim sa më cilësor në fushat e arsimit dhe të kërkimit shkencor.

            Po ashtu parashihet që të realizohen edhe projekte të përbashkëta kërkimore dhe pilot projekte; shkëmbim i stafit hulumtues dhe mësimdhënësve; shkëmbim i studentëve; organizim i seminareve, konferencave, punëtorive të përbashkëta dhe të ngjashme; shkëmbim i botimeve shkencore dhe materialeve tjera për qëllime kërkimi dhe arsimimi. Ndër të tjera, prioritet do të jenë edhe vizitat afatshkurtra të anëtarëve të lartë të stafit për konsultime, leksione dhe planifikim të projekteve dhe vizitat afatgjata nga stafi hulumtues dhe teknik për trajnime, studime pasuniversitare ose pjesëmarrje në projekte të përbashkëta kërkimore.

Marrëveshja parasheh që të ketë edhe shkëmbim të studentëve deridiplomikë dhe pasdiplomikë për trajnim praktik dhe pjesëmarrje në programet ndërkombëtare; nxitje të kontakteve me shkencëtarë të shquar nga qendrat tjera akademike në vendet përkatëse; kontakte të përbashkëta me shkencëtarët në vendet e treta për të marrë pjesë në projekte ndërkombëtare në shkallë të gjerë e kështu me radhë.


Publikimi i mëparshëm

Aktori Bajrush Mjaku e vizitoi Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës

Publikimi i radhës

Nostalgji / Fillimet e Radio Prishtinës

Publikimi i radhës

Nostalgji / Fillimet e Radio Prishtinës

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.