• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Shoqata “Tradita” e themeloi Çmimin “Selim Ramadani”

Çmimi ,,Selim Ramadani” do t’u jepet personaliteteve për kontribut të theksuar në lëmin e artit, të letërsisë dhe të kulturës sonë dhe i njëjti do të ndahet në manifestimin e përvitshëm kulturor “Lidhja na bashkon”.

12/01/2025
| Kulturë, Rajon
NË FOTO: SELIM RAMADANI

NË FOTO: SELIM RAMADANI


Kemi kënaqësinë t’Ju njoftojmë se Bordi i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, më 10 janar 2025 mbajti mbledhje në të cilën u analizuan projektet kulturore dhe artistike të realizuara gjatë vitit të kaluar. Njëherazi u diskutua edhe lidhur me programin e punës që parashikojmë ta realizojmë gjatë këtij viti.

Me bashkëpunëtorët e shoqatës sonë të cilët janë veprimtarë të artit dhe të kulturës, i përcaktuam veprimtaritë kulturore-artistike kryesore që do t’i sendërtojmë gjatë vitit 2025, e që janë:

– Mbajtja e Edicionit XII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”;

– Botimi i revistës për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”;

– Ndarja e Çmimit kombëtar “Ali Vishko”;

– Përfundimi i fazës së dytë të projektit “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe faunës në Malin Sharr – imperativ shoqëror”, dhe

– Përkujtimi i personaliteteve të shquara që kanë dhënë kontribut të çmuar dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare.

Në këtë mbledhje, në vijim të angazhimit tonë për nderimin e figurave të merituara të hapësirave tona, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” mori vendim për themelimin e Çmimit   “Selim Ramadani”. Pra, ky çmim do të mbajë emrin e aktorit të gjeneratës së parë të Teatrit të Prishtinës, i cili njëherazi ka qenë i pari aktor profesionist nga Tetova.

Çmimi ,,Selim Ramadani” do t’u jepet personaliteteve për kontribut të theksuar në lëmin e artit, të letërsisë dhe të kulturës sonë dhe i njëjti do të ndahet në manifestimin e përvitshëm kulturor “Lidhja na bashkon”.

Biografia e shkurtër Selim Ramadanit 

Selim Ramadani lindi në Tetovë më 19 prill 1947. Arsimin fillor dhe të mesëm – normalen, i kreu në qytetin e lindjes. Qysh si nxënës i shkollës së mesme përfshihet në Grupin e dramës dhe luan role kryesore në dramat e organizuara nga profesorët e gjimnazit dhe të normales. I sugjeruar nga profesor Muedin Hadri, i ndjek studimet në Akademinë e Artit Dramatik në Prishtinë. Studimet i kryen me sukses dhe punësohet si aktor në Teatrin Popullor Krahinor në Prishtinë. I takon brezit të parë të aktorëve të teatrit të Kosovës ku ka interpretuar dyzet role kryesore apo dytësore. Ka luajtur role në dramat e autorëve të huaj, por edhe të autorëve shqiptarë. Ka interpretuar role të veprave të autorëve antikë grekë – Eskilit, Euripidit, Sofokliut. Ka luajtur role edhe në veprat e dramaturgëve evropianë të periudhave të ndryshme;  role në dramat e autorëve tanë, përfshi edhe romanin e dramatizuar “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Kadaresë. Me antidramën “Duke pritur Godonë” të Samuel Beketit trupi teatror i Prishtinës merr pjesë në festivalet e dramës të mbajtura nëpër Jugosllavi dhe shpërblehet me çmimin e parë. Në kuadër të Shoqërisë kulturore artistike “Xheladin Zeqiri”, në cilësinë e regjisorit, ka përgatitur disa drama me të cilat ka marrë pjesë edhe në festivalet e dramës në Maqedoni dhe është vlerësuar me çmime. Në dramat e tilla i ka angazhuar studentët dhe nxënësit e gjimnazit dhe të normales. Ka shkruar poezi, tregime të shkurtra, drama për fëmijë dhe drama për të rritur. Krijimet i ka botuar nëpër revistat letrare të kohës, në Prishtinë dhe  Shkup. Një pjesë e krijimeve të tij janë përfshirë në librin e tij “Një melodi e këputur” të botuar post mortem në vitin 2024. Në libër janë përfshirë edhe një numër fotografish. Në një prej tyre aktorin e shohim me Bekim Fehmiun, ndërsa në një tjetër – me Jusuf Gërvallën. Ka qenë i angazhuar edhe në TV-Prishtinë dhe në Radio Prishtinë. U shua si meteor në moshën 30-vjeçare, më 24 gusht 1977. Prehet i qetë nën këmbët e kalasë së qytetit të lindjes. Vargjet e tij kumbojnë si dikur mu pranë valëve të Shkumbinit që përplasen me shkëmbinjtë e Sharrit plak. Vajti tek yjet për të shndritur që andej me veprën që la pas. 

*Themelimi dhe ndarja e Çmimit  “Selim Ramadani” mbështetet nga Poliklinika LAOR medical center. 

Me respekt,

Mr. Selam Sulejmani

Kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”


Publikimi i mëparshëm

SHQIPJA NË MAQEDONINË E VERIUT ËSHTË GJUHË ZYRTARE

Publikimi i radhës

Përkujtim / Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz

Publikimi i radhës

Përkujtim / Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.