• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 7 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Dekani i Fakultetit Filologjik Prof. Dr. Berton Sulejmani, mori pjesë në seminarin “Shkodra në shekuj”

13/12/2024
| Arsim, Rajon

Dekani i Fakultetit Filologjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Berton Sulejmani, mori pjesë në seminarin “Shkodra në shekuj” të organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Qendra e Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës. Prof. Dr. Berton Sulejmani lexoi kumtesën e tij shkencore me titull “Punimet shkencore të akademik Kolec Topallit të prezantuara dhe të botuara në librat e përmbledhjeve të punimeve të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë të Universitetit të Tetovës” në të cilat,  Kolec Topalli ka botuar dy punime: “Parimet themelore të hartimit të alfabetit të shqipes” (Seminari II Ndërkombëtar i Albanologjisë, 2008) dhe “Vendi i Selman Rizës për shkencat albanologjike” (Seminari III Ndërkombëtar i Albanologjisë, 2009). Akademik Kolec Topalli është një personalitet i shquar i shkencave albanologjike të kohës sonë. Rezultatet e punës që na ka lënë shtrihen në fusha të ndryshme hulumtimi të historisë së gjuhës shqipe. K. Topalli e përmbylli veprimtarinë e tij shkencore me një sintezë të gjerë për historinë fonetike, për historinë gramatikore dhe për historinë e leksikut, siç është “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” (1984 faqesh), të cilin e botoi QSA, IGJL, Tiranë, në nëntor të vitit 2017. Gjatë punimeve të Seminarit XII Ndërkombëtar të Albanologjisë (2018), të organizuar nga Universiteti i Tetovës, u bë paraqitja e FEGJSH-së, për të cilin folën gjuhëtarët nga Tirana (Valter Memisha, Anila Omari), Prishtina (Begzad Baliu) e Tetova (Berton Sulejmani).

Gjatë qëndrimit në Shkodër, dekani, Prof. Dr. Berton Sulejmani, u prit edhe nga rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, me të cilin biseduan për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të universiteteve tona. Dekani i F. Filologjik, rektorit të U. të Shkodrës, ia dhuroi portretin e Nënë Terezës dhe disa numra të revistave “Filologjia” dhe “Albanologjia”. Seminari “Shkodra në shekuj”, punimet i zhvilloi më 12 dhe më 13 dhjetor 2024.

 


Publikimi i mëparshëm

30 – Vjet UT / Fakulteti i Arteve organizoi koncert dedikuar muzikës xhaz

Publikimi i radhës

Universitetet publike shqiptare e organizuan Konferencën e Dytë Studentore

Publikimi i radhës

Universitetet publike shqiptare e organizuan Konferencën e Dytë Studentore

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.