• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 22 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Rajon

Mbrojtja e biodiversitetit – sfidë e përbashkët

Ky aktivitet kishte për qëllim ndërgjegjësimin e publikut dhe edukimin e brezit të ri, përkatësisht edukimin e nxënësve për kontributin që duhet të japin në promovimin e vazhdueshëm dhe mbrojtjen e një mjedisi të shëndetshëm dhe të dobishëm për të gjithë qytetarët.

04/12/2024
| Rajon, Veprimtaria shkencore

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, më 4 dhjetor 2024, në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Komunën e Bogovinës e organizoi tribunën me temë: “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në Malin Sharr – imperativ shoqëror”.

Ky aktivitet kishte për qëllim ndërgjegjësimin e publikut dhe edukimin e brezit të ri, përkatësisht edukimin e nxënësve për kontributin që duhet të japin në promovimin e vazhdueshëm dhe mbrojtjen e një mjedisi të shëndetshëm dhe të dobishëm për të gjithë qytetarët. Selam Sulejmani, kryetar i Shoqatës “Tradita” dhe njëherazi koordinator i projektit theksoi se, mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës është  sfidë e përbashkët e gjithë shoqërisë sonë, e të gjitha institucioneve arsimore dhe organizatave joqeveritare, prandaj të gjithë së bashku duhet të punojmë në promovimin e vazhdueshëm të vlerave të mbrojtjes dhe zhvillimit të një mjedisi të shëndetshëm e të dobishëm për qytetarët tanë.

Drejtori i këtij institucioni të arsimit fillor në Komunën e Bogovinës, z. Enes Misimi tha se shkolla që ai e drejton i mbështet projektet dhe iniciativat që i shërbejnë interesit të përgjithshëm, sidomos aktivitetet që lidhen me mbrojtjen e resurseve natyrore.

Në këtë veprimtari me rëndësi, pikëpamjet e tij shkencore para nxënësve të shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, i prezantoi dhe Dr. Agron Salihi. Ai deklaroi se biodiversiteti në territorin e Malit Sharr dhe shumë pasuri tjera natyrore, e bëjnë këtë lokalitet tejet të pasur nga aspekti ekologjik, por edhe një guidë të vërtetë turistike për vizitorët vendës dhe të huaj. Eksperti, Salihi, ndër të tjera u shpreh se, Mali Sharr është shumë i njohur për florën dhe faunën dhe është i pasur për nga genofondi i ekosistemeve të cilat kërkojnë kujdesin dhe mbrojtjen tonë nga dëmtimi ose shkatërrimi i kësaj pasurie natyrore.

Projekti “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në Malin Sharr – imperativ shoqëror” realizohet nga Shoqata “Tradita” në kuadër të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore (Korab – Koritnik – Mali Sharr dhe Alpet Shqiptare), i mbështetur nga CNVP- PONT.

Shënim: Mbështetja e CNVP-së ndaj këtij publikimi nuk nënkupon miratim të përmbajtjes, për arsye se përmbajtja është përgjegjësi e autorëve.

CNVP-ja nuk mban përgjegjësi për informacionet e këtij publikimi.

Заштита на биодиверзитетот – заеднички предизвик

Здружението за култура и уметност „Традита“ – Тетово, на 4 декември 2024 година, во oсновното училиште „Абдул Фрашери“ во Општина Боговиње организираше трибина на тема „Заштита на биодиверзитетот на флората и фауната на Шар Планина – социјален императив“.

Овој настан имаше за цел да ја подигне свеста кај јавноста и да ги едуцира младите генерации, односно учениците, за нивната улога во континуираното промовирање и заштита на здрава и корисна животна средина за сите граѓани.

Селам Сулејмани, претседател на Здружението „Традита“  и координатор на проектот, истакна дека заштитата на биодиверзитетот на флората и фауната претставува заеднички предизвик за целото општество, сите образовни институции и невладини организации. Според него, сите заедно треба да работиме на промовирање на вредностите за заштита и развој на здрава животна средина во корист на граѓаните.

Директорот на основното училиште „Абдул Фрашери“ во Општина Боговиње, г. Енес Мисими, нагласи дека ова училиште ги поддржува сите проекти и иницијативи кои се од јавен интерес, особено активностите поврзани со заштитата на природните ресурси.

На овој значаен настан, свои научни гледишта пред учениците ги презентираше д-р Агрон Салихи. Тој истакна дека биодиверзитетот на Шар Планина, заедно со многуте природни богатства, ја прави оваа област исклучително значајна од еколошка гледна точка, но и атрактивна туристичка дестинација за домашни и странски посетители.

Експертот Салихи нагласа дека Шар Планина е позната по својата разновидна флора и фауна и е богата со генетски ресурси на екосистеми, кои бараат посебна грижа и заштита од оштетување и уништување.

Проектот „Заштита на биодиверзитетот на флората и фауната на Шар Планина – социјален императив“ се реализира од Здружението “Традита“  во рамките на проектот „Одржливо користење на природните ресурси (Кораб – Коритник – Шар Планина и Албанските Алпи)“, поддржан од CNVP-PONT.

Напомена: Поддршката од CNVP за оваа публикација не подразбира одобрување на содржината, бидејќи истата е целосна одговорност на авторите.

CNVP не сноси одговорност за точноста на информациите содржани во публикацијата.


Publikimi i mëparshëm

Humanisti Sami

Publikimi i radhës

84 vjet më parë u lind Prof. Dr. Fadil Sulejmani – themeluesi, Rektori i parë dhe historik i Universitetit të Tetovës

Publikimi i radhës
Prof. Dr. Fadil Sulejmani

84 vjet më parë u lind Prof. Dr. Fadil Sulejmani - themeluesi, Rektori i parë dhe historik i Universitetit të Tetovës

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.