• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 22 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Panairi 2024 | Prezantohen botimet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

15/11/2024
| Kosovë, Shqipëri

Sot më 15 nëntor 2024, në kuadër të panairit të 27-të të librit, që po mbahet këto ditë në Pallatin e Kongreseve, u prezantua libri “Sfidat e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri e rajon”, botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Prezantimi u bë në kujdesin e akademikëve Justina Shiroka-Pula, akad. Isa Mustafa, akad. Anastas Angjeli e akad. Adrian Civici, njëherësh dhe organizatorë të konferencës.
U theksuan drejtimet kryesore të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë e në rajon, që janë sjellë në këtë botim përmes 70 punimeve të akademikëve, profesorëve, kërkuesve shkencorë më në zë në të dy vendet.
Libri “Sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe rajon” është botuar në Prishtinë dhe përmban aktet e konferencës me të njëjtin titull, organizuar më 6-7 tetor 2023 nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), me pjesëmarrjen e studiuesve shqiptarë e të huaj nga fushat e ekonomisë, financës, bankingut, tregtisë, mirëqeverisjes, politikave të zhvillimit, çështjeve gjeorajonale dhe të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Përurohen librat “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Europës Veriore” dhe “Krijimtaria letrare e Ali Aliut”, botime të dy akademive të shkencave Shqipëri-Kosovë
Sot më 15 nëntor 2024 në Pallatin e Kongreseve u përuruan dy libra të botuar nga Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë: “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Europës Veriore” dhe “Krijimtaria letrare e Ali Aliut”.
Në këtë përurim folën akad. Mehmet Kraja, Kryetar i ASHAK; akad. Vasil S. Tole, zëvendëskryetar i ASHSH; akad. Sabri Hamiti, akad. Rexhep Ismajli; si dhe studiuesit Nysret Krasniqi, e të tjerë.
Libri vëllimor me 518 faqe “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Europës Veriore”, është i pesti me studime nga seria e konferencave të suksesshme ndërkombëtare për studimet albanistike jashtë hapësirës shqiptare.
Ky libër i përgatitur nga akad. Rexhep Ismajli sjell 40 referime, analiza, shqyrtime, diskutime për aspekte të ndryshme të interesimeve për botën shqiptare të autorëve britanikë dhe të Europës Veriore, akte të konferencës shkencore “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Europës Veriore”, që u mbajt në Prishtinë, më 16 tetor 2024.
Kjo gjerësi vështrimesh lidhur me botën shqiptare në opinionin shkencor e kulturor britanik ka qenë e ndërlidhur me shumë aspekte të zhvillimeve historike në Europën e atëhershme, sidomos me aspektet e interesimit të Europës Perëndimore – Francë, Britani, Itali në raport me Perandorinë Osmane. Bien në sy përqendrimet e shpeshta rreth veprave të autorëve si Lordi Byron, Stuart Mann, Edith Durham, Noel Malcolm, Christian Sandfeld, Holger Pedersen, Arthur Evans dhe John Ëilkes, por në përgjithësi horizonti vjen e zgjerohet më shumë sesa në konferencat e tjera, tani jo më vetëm në gjuhësi, po edhe në letërsi, në studimet etnologjike-etnografike, në arkeologji, e deri edhe në aspektet gjeopolitike e historiografike.
Autorët britanikë për gati tre shekuj, me gjithë largësinë gjeografike, kanë dhënë një ndihmesë me vlerë për njohjen e botës shqiptare. Interesimet për shqiptarët, për gjuhën, kulturën dhe historinë e tyre, nuk kanë munguar.
Përurimi i dy botimeve është organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës që kanë qenë dhe organizatore të konferencës shkencore me temën “Studimet për shqiptarët në Britani dhe në vendet e Europës Veriore” dhe të tryezës shkencore “Krijimtaria letrare e Ali Aliut” që u mbajt në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së studiuesit të njohur.
www.akad.gov.al

Publikimi i mëparshëm

Petro Marko vuajti 1096 ditë në burg, ditën që doli sapo takoi Safon, i harroi të gjitha

Publikimi i radhës

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit u organizua seminar me temë: “Jeta hallall në kohën moderne”

Publikimi i radhës

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit u organizua seminar me temë: “Jeta hallall në kohën moderne”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.