• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Profesorë të Fakultetit Filologjik të UT-së marrin pjesë në edicionin XV të “Javës së Albanologjisë”

Nga Universiteti i Tetovës, përkatësisht nga Fakulteti Filologjik marrin pjesë dekani i kësaj njësie akademike, Prof. Dr. Berton Sulejmani me kumtesën “Norma gjuhësore dhe roli i gazetës ‘Flaka e Vëllazërimit’ pas ortografisë së Prishtinës (1964)” dhe Doc. Dr. Hana Dardhishta e cila shpalosi studimin me titull: "Marrëdhëniet e ndërsjella të standardit me njësitë dialektore".

10/09/2024
| Arsim, Rajon

Në organizim të Institutit Albanologjik të Prishtinës, për tri ditë me radhë do t’i zhvillojë punimet edicioni XV i “Javës së Albanologjisë”. Kjo ngjarje shkencore konsiderohet si platformë ku diskutohen problemet e kulturës shpirtërore e materiale. Nga Universiteti i Tetovës, përkatësisht nga Fakulteti Filologjik marrin pjesë dekani i kësaj njësie akademike, Prof. Dr. Berton Sulejmani me kumtesën “Norma gjuhësore dhe roli i gazetës ‘Flaka e Vëllazërimit’ pas ortografisë së Prishtinës (1964)” dhe Doc. Dr. Hana Dardhishta e cila shpalosi studimin me titull: “Marrëdhëniet e ndërsjella të standardit me njësitë dialektore”. Krahas studiuesve të tjerë, pjesëmarrës në këtë veprimtari me rendësi për shkencat albanologjike, dekani i Fakultetit Filologjik i UT-së, ka theksuar se gjuha e shtypit tonë ka qenë, është dhe vazhdimisht do të jetë objekt i vëmendjes  së gjuhëtarëve shqiptarë, të cilët, shtypin e shikojnë edhe nga këndvështrimi gjuhësor.

“Numri i parë i gazetës “Flaka e vëllazërimit” doli më 4 prill 1945 në Shkup. Nga viti  1971 filluan të dalin nga tre numra në javë, ndërsa prej 26 majit 1994, “Flaka” u bë e  përditshme. Hulumtimin mbi gjuhën e gazetës e kemi shtrirë në katër dekada të botimit të  saj (1970 – 2001). Pra, hulumtimi përfshin periudhën pas Ortografisë së Prishtinës  (Prishtinë, 1964) si dhe periudhën para e pas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës  Shqipe të mbajtur në Tiranë më 1972. Numrat e viteve 1970 – 1972 mund të themi se  kanë luajtur një rol kryekreje në pasqyrimin e prirjeve të letrarishtes (shqipes standarde) që u vendosën në Tiranë (1972). Pas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), kjo gazetë e mori si detyrë kombëtare zbatimin e asaj që u vendos në Tiranë.” – është shprehur Prof. Dr. Berton Sulejmani.

Në pesë sesione që përfshijnë gjuhësinë, letërsinë, historinë, etnologjinë dhe folkloristikën, kjo konferencë shkencore synon të sjellë rezultate të reja në këto disiplina albanologjike.


Publikimi i mëparshëm

Gazeta amerikane “Time” e përfshin Mira Muratin në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe North Ilinois University të përfaqësuar nga dy rektorët Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Lisa C. Freeman nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në Çikago

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe North Ilinois University të përfaqësuar nga dy rektorët Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Lisa C. Freeman nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në Çikago

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.