• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 13 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të UT-së do të realizohet projekti për specializimin e kapaciteteve kadrovike për transformimin e gjelbër

Projekti është në fazën fillestare dhe synon nxitjen e studentëve për t’u përfshirë në industrinë me standardet e reja të teknologjisë dhe inovacionit të gjelbër.

06/09/2024
| Arsim, Rajon

Në kuadër të projektit “Zero Waste” i cili është i mbështetur nga Presidenca e Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim dhe nga Zyra për koordinimin e programit TIKA në Maqedoninë e Veriut, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së do të realizojë trajnimin dhe specializimin e certifikuar të studentëve të ciklit I dhe ciklit II të cilët aspirojnë që në të ardhmen të angazhohen në kompanitë më të zhvilluara në aspektin e transformimit të gjelbër në Turqi.

Projekti në fjalë është në fazën fillestare dhe synon nxitjen e studentëve për t’u përfshirë në industrinë me standardet e reja të teknologjisë dhe inovacionit të gjelbër.

Koordinatori i projektit Prof. Dr. Erhan Sulejmani theksoi se projekti përfshin 3 module prej të cilave dy të parat janë teorike dhe moduli i tretë përfshin avancimin praktik në kompanitë më të zhvilluara në çështjen e transformimit të gjelbër në Turqi.

Projekti “Zero Waste” është pjesë e rëndësishme e ekonomisë, riciklimit, ripërdorimit dhe emetimeve të gazit. Proceset e transformimit të gjelbër dhe marrëveshjes së gjelbër, duke përfshirë vendet e Evropës Juglindore, kanë për qëllim ta bëjnë Evropën neutrale ndaj ndryshimeve klimatike deri në vitin 2050, ta rigjallërojnë ekonominë përmes teknologjisë së gjelbër, të krijojnë industri të qëndrueshme dhe ta reduktojnë ndotjen.

 Ky është objektiv strategjik jo vetëm për vendet anëtare të BE-së, por edhe për vendet tjera që i zbatojnë rregulloret përkatëse të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

 

 

 


Publikimi i mëparshëm

JOSIP RELA DHE SHIME DESHPALI – DY ARBËNESH/ARBANAS TË SHQUAR 

Publikimi i radhës

Gazeta amerikane “Time” e përfshin Mira Muratin në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion

Publikimi i radhës

Gazeta amerikane “Time” e përfshin Mira Muratin në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.