• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Berton Sulejmani mori pjesë në edicionin e 50-të me radhë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 

Ai, studimin e tij “Kongresi i Manastirit në këndvështrimin e Petro Janurës (me rastin e 55-vjetorit të botimit të librit të tij me titull: “Nga historia e alfabetit të gjuhës shqipe’’, të botuar në Shkup më 1969)” e ka prezantuar në sesionin e gjuhësisë.

30/08/2024
| Arsim, Rajon

Në edicionin e 50-të me radhë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që u organizua nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, pjesëmarrës ishte dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Berton Sulejmani.

Ai, studimin e tij “Kongresi i Manastirit në këndvështrimin e Petro Janurës (me rastin e 55-vjetorit të botimit të librit të tij me titull: “Nga historia e alfabetit të gjuhës shqipe’’, të botuar në Shkup më 1969)” e ka prezantuar në sesionin e gjuhësisë.

Sipas Prof. Dr. Berton Sulejmanit rruga historike e alfabetit të gjuhës shqipe ka qenë e gjatë dhe shumë e rëndë. “Fillon në shekullin XVI dhe mbaron në fillim të shekullit XX, kur në Manastir, Kongresi i Alfabetit, pranoi vendimin e alfabetit të sotëm të shqipes. Gjithë kjo histori dhe fat i vështirë i zhvillimit të alfabetit të gjuhës shqipe, krahas shumë studimeve të studiuesve tanë dhe të huaj, edhe Petro Janura, nga prizmi i këtij fati të vështirë e zhvilloi këtë temë”- theksoi dekani i Fakultetit Filologjik.

Ndër të tjera Prof. Dr. Berton Sulejmani u shpreh se Petro Janura është themelues i Katedrës së Albanologjisë së Shkupit, e cila është pjesë e Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski” të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”. Me rastin e 60-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Prof. Petro Janura botoi librin “Nga historia e alfabetit të gjuhës shqipe” (1969) në Shkup me ndihmën e “Entit për botime – NIP” të “Nova Maqedonisë”. Në këtë kumtesë, me me rastin e 55-vjetorit të botimit të librit të tij, do të trajtojmë këndvrojtimin e Prof. Janurës për këtë ngjarje nga më të rëndësishmet të kombit tonë (kombit shqiptar).

 


Publikimi i mëparshëm

75 vjet më parë ndërroi jetë Sevasti Qiriazi, nismëtarja e organizimit të arsimit kombëtar për vajzat shqiptare

Publikimi i radhës

UT: Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë do t’i kushtohet kontributit të Rexhep Qosjes për letërsinë dhe kulturën shqiptare

Publikimi i radhës

UT: Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë do t’i kushtohet kontributit të Rexhep Qosjes për letërsinë dhe kulturën shqiptare

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.