• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

“Shihemi në gusht” libri më i shitur këtë verë

Kryevepra e fundit letrare e autorit gjenial Gabriel Garsia Markez ''Shihemi në gusht'' është libri më i shitur i kësaj vere, e mesa duket më i parapëlqyeri i lexuesve në këto ditë të nxehta. Vepra letrare e nobelistit është një meditim i thellë mbi lirinë, pendesën dhe misteret e dashurisë.

09/08/2024
| Bota, Kulturë

“Shihemi në gusht” romani i fundit i autorit kolumbian Gabriel Garsia Markez është një nga librat më të parapëlqyer të kësaj vere për lexuesit. Vepra letrare e nobelistit është një meditim i thellë mbi lirinë, pendesën dhe misteret e dashurisë. Botimi i tij në Shqipëri trokiti si një ngjarje e rëndësishme për letrat. Ndonëse është shoqëruar me polemika, debate dhe një zhurmnajë të gjerë mediatike, ngase porosia e fundme e Markezit ka qenë shkatërrimi i tij, libri është sjell në të njëjtën kohë me botën edhe në gjuhën shqipe, përmes përkthimit të Mira Meksit.

‘Ngjarja kryesore në romanin ‘Shihemi në gusht’, flet për një takim në dukje të thjeshtë, i cili zbulon dalëngadalë shtresa të thellësisë emocionale dhe të njohurive filozofike. Aftësia e Garsia Markuez-it për ta bërë të zakonshmen të jashtëzakonshme, shkëlqen teksa ai zhytet në jetët e personazheve të tij, duke zbuluar peizazhe të gjera të botëve të tyre të brendshme’, ka shkruar artisti Manuel Marino.

‘E vetmuar, me një pamje nga ujërat e amullia blu të lagunës, Ana Magdalena Bach kundron burrat te bari i hotelit. Prej 27 vjetësh ajo është në një martesë të lumtur dhe nuk ka arsye të arratiset nga bota që ka ndërtuar me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Megjithatë, çdo 16 gusht, merr tragetin për tek ishulli ku është varrosur e ëma dhe kërkon një të dashur për një natë. Përgjatë mbrëmjeve përvëluese të Karaibeve dhe rrebesheve tropikale, në mes të donzhuanëve dhe mashtruesve, Ana udhëton çdo vit, gjithnjë e më në brendësi të dëshirës dhe frikës së fshehur në zemrën e saj’.

Në këto faqe, Gabriel García Márquez vërteton sërish se pse konsiderohet një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë. Ky roman është një shtesë e ndritshme për veprën e tij, një fener për ata që besojnë në fuqinë transformuese të letërsisë. SYRI.net

 


Publikimi i mëparshëm

Dita kur lindi shkrimtari dhe poeti disident, Kasem Trebeshina

Publikimi i radhës

Doli nga shtypi libri “Studentët nga Lugina e Preshevës të diplomuar në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Tetovës 1994-2024”

Publikimi i radhës

Doli nga shtypi libri "Studentët nga Lugina e Preshevës të diplomuar në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Tetovës 1994-2024"

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.