Veprat flasin, por edhe artistët flasin. “Kur vepra e hap gojën, autori duhet ta mbyllë”, shkruan Friedrich Nietzsche. Vepra sot nuk është avokate e mirë e vetes, aleanca e autorit me veprën kërkon një fuqi mirëkuptimi, zelli dhe ndihmë nga filozofët. Stili i stërholluar, kuptimi, pyetjet, arsyet, shpjegimet, metaforat, nuk kapen lehtë nga çdo mendje, ose nuk dëgjohet kthjellët ndonëse edhe nga veshët e stërholluar. Sot vepra kërkon llafazanërinë sepse përvetësohet lëvizshmëria dhe kthjelltësia. Pastaj shpjegohet solemniteti i cili ngjallë pamjen si pasojë e cilësisë së vullnetit të lirë të artistit që brenda ka qëllim serioz artistik. Vepra artistike të triumfojë, duhet ta vrasë heshtjen në vete, gjuha e stërholluar me imazhe përshkruese fuqizon avokatorin që përkthen emocionet, dukjen, qëllimin gjithmonë duke e objektivizuar brenda rrethanave aktuale. Artisti Sislej Xhafa, këtë vit me 22 gusht është i ftuar në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Kjo vepër bëhet provokuese ngase në thelb prekë fenë dhe figurën paksa të karikuar të Pios. Artsiti tregon guxim, zell, karakter të fortë, një kritikë të gjykimit dhe mesazhi adresohet tek shenjtorët të cilët gjithnjë ruajnë, kontribuojnë marrëdhënie me realitetin, dhe kjo njerëzve ua zbukuron jetën. Tjetër çka e karakterizon këtë vepër gjigante është se kur mungon kreativiteti në politikë, ekonomi, dominon papunësia, andaj oferta më e mirë është e turizmit religjioz. Shikuesi pa hezitim mund të futet në kokën e Pios dhe të vështroj botën, ashtu si e ka vështruar Pio, ky është një element tjetër që e faktorizon këtë vepër madhështore. Religjioni ende mbetet pyetja dhe përgjigja më e madhe në globin tonë. Në vitin 2018 u hap ekspozita personale e Sislej Xhafës në Galerinë Kombëtare. Stalla e lopëve në hyrje të Galerisë. Aty qëndruan disa muaj lopët e mbyllura në një nxehtësi të madhe. Pse të mbyllura e jo të lira nëpër Galeri ose pranë Galerisë, apo të shëtisin nëpër dhoma. Ndoshta është dashur kjo të jetë sepse i kemi harruar lopët ato të cilat i kemi mjelë çdo mëngjes për të prodhuar qumësht të cilin e kemi vluar. Xhafa na kthen në kohë, ndjejmë erën e tyre, bajgat, mushkonjat, dhe këto bëhen të padurueshme e dikur ishin të durueshme. A ishte si ide e qëlluar kjo? Lopët e harruara në qendër të Prishtinës, afër institucioneve më të vlefshme si Fakultete, Biblioteka, Galeria. Por, lopa nuk e provokon këtë dije, lopa bën një kthim në kohë. Aty ishin tetë lopë të izoluara. Pse numri tetë? Simbolika e numrit tetë është kjo: Njerëzit e fuqishëm dhe të suksesshëm preferojnë 8-ën. Ajo lidhet me Uranin, i cili i bën njerëzit më materialistë dhe të dhënë pas punës. A e kishte renditur në këtë kuptim Xhafa? Nuk e besoj. Ideja është analizuar mirë, edhe nëse kalimtarët do të kalojnë pranë Galerisë të cilët ndjejnë erën e lopëve. Krejt është një kujtim, thirrje, rilindje e asaj të moçmes. Kjo nxiti reagime dhe të gjitha qenë të kota. Protestuan si shenjë revolte ndaj trajtimit të keq të kafshëve. Protestuesit mbanin në duar Hamburger i cili përmban mish të lopës, dhe përgjigja e Xhafes ishte : ““Unë jam vegjetarian. Ju dua pa e ditur”. A krahasohej lopa me njeriun në ekspozitën e Xhafës? Nëse do ta bënte një krahasim të tillë do ta fyente lopën sepse ajo është e pafajshme. Përveç prezantimeve në Seminar do të ishte mirë të ketë debat për veprat e Xhafës.
Ilir Muharremi, kritik i artit / (Kosova Sot Online)