• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 23 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Me organizimin e turneut tradicional në volejboll, Universiteti i Tetovës e shënoi përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës   

Përmes këtij aktiviteti sportiv, studentët, stafi akademik dhe të punësuarit e tjerë në universitet, e shënojnë festën e Pavarësisë së SHBA-së, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre në të gjitha proceset që e kanë shoqëruar kombin tonë ndër vite.

05/07/2024
| Arsim, Rajon

Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Kulturës Fizike, më 4 Korrik 2024, me rastin e 248-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e organizoi turneun tradicional të volejbollit në rërë.

Dekania e kësaj njësie akademike, Prof. Dr. Shpresa Memishi, në cilësinë e organizatores theksoi se, përmes këtij aktiviteti sportiv, studentët, stafi akademik dhe të punësuarit e tjerë në universitet, e shënojnë festën e Pavarësisë së SHBA-së, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre në të gjitha proceset që e kanë shoqëruar kombin tonë ndër vite.

Ndërkaq Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se, universiteti ynë përherë kujdeset që të organizojë ngjarje të kësaj natyre, sidomos kur bëhet fjalë për aleatin tonë kryesor – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e përgëzoi Fakultetin e Kulturës Fizike, Parlamentin Studentor të UT-së dhe Këndin Amerikan në Tetovë për shënimin e 4 Korrikut, si një festë tashmë e përvitshme në kalendarin e festave të Universitetit të Tetovës dhe si ngjarje e cila vijon ta kultivojë partneritetin, aleancën  me SHBA-në dhe me popullin amerikan. Ai po ashtu shtoi se ky organizim përveç shënimit të përvjetorit, i përfshin të rinjtë, përkatësisht studentët tanë në aktivitete të ndryshme sportive si një formë edukimi dhe angazhimi publik për veprimtari me karakter ndërkombëtar, siç është 4 Korriku – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në përfundim të turneut, drejtuesit e Universitetit të Tetovës dhe përfaqësuesit e Këndit Amerikan në Tetovë i ndanë medaljet, trofetë për vendin III, vendin II dhe vendin I, si dhe certifikatat për lojtarët pjesëmarrës në këtë turne tradicional.


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës i promovoi absolventët e gjeneratës 2023/2024

Publikimi i radhës

“Mosmarrëveshja” e Kadaresë është guidë e orientimit perëndimor të Shqipërisë dhe e shqiptarëve

Publikimi i radhës
PREÇ ZOGAJ

“Mosmarrëveshja” e Kadaresë është guidë e orientimit perëndimor të Shqipërisë dhe e shqiptarëve

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.