• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 23 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës i promovoi absolventët e gjeneratës 2023/2024

01/07/2024
| Arsim, Rajon

Në një atmosferë impozante Universiteti i Tetovës, më 29 qershor 2024, i promovoi absolventët e gjeneratës 2023/2024. Kjo ngjarje e veçantë për absolventët, të cilët me punë dhe me përkushtim e arritën këtë moment historik, u përcoll nga mijëra prindër dhe familjarë të cilët kishin ardhur për ta përjetuar këtë aktivitet emocionues bashkë me bijtë dhe bijat e tyre.

 Ceremoninë e hedhjes së kapelave e shpalli të hapur Kryetari i Senatit i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti i cili  tha se përjetësisht do t’u  tregojë brezave se sa e vështirë ka qenë rruga deri tek dija e drita, sa e vështirë ka qenë përpjekja për të mos e lënë copëtimin në thellësi, të këtij projekti kombëtar që e mban gjallë indin dhe se arritjet e Universitetit të Tetovës, i kanë kaluar të gjitha caqet e parafytyrimit të tij e prandaj, ai i qaset historisë nga rrënjët dhe jo nga degët. “I qasem historisë nga themeluesi Prof. Dr. Fadil Sulejmani që qëndron edhe sot përpara jush, statuja e të cilit edhe sot tregon mision dhe vision. Kësisoj, ju ftoj edhe ju të lexoni dhe ta mësoni historinë përmes shembujve, sepse në historinë tonë kombëtare të rralla janë momentet dhe shembujt e triumfit – Universiteti i Tetovës është një nga ato momente. Universiteti ynë ka qenë dhe do të mbetet një vatër e diturisë dhe e përparimit. Ne kemi punuar pa u lodhur për t’ju ofruar jo vetëm një edukim cilësor, por edhe një mjedis ku mund të rriteni si individë dhe si qytetarë të përgjegjshëm me vetëdije për obligimet që na presin, sepse bota nuk është krijuar duke marrë por duke dhënë – me këtë filozofi është krijuar edhe Universiteti, andaj është kaq i shenjtë për ne, Universiteti i Popullit!” – u shpreh Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Në programet studimore të UT-së, është i konsiderueshëm numri i studentëve të cilët i kanë mbaruar studimet me mesatare të lartë, ndërsa të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtuan studentët Meriton Ibrahimi, nga programi studimor Informatikë dhe studentja Fatjona Karpuzi nga programi studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Fjalimin kryesor dhe përmbyllës të kësaj ceremonie e mbajti Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i cili këtë moment e cilësoi si historik e të veçantë, pasi përkon me vitin jubilar të themelimit të Universitetit të Tetovës i cili për 30 vjet, si vatër e arsimit u shërben brezave të rinj nga trojet etnike shqiptare në vendin tonë e më gjerë.  “Universiteti i Tetovës është shndërruar në tempullin e edukimit, arsimimit dhe përparimit mbarëkombëtar, por përparimi i studentëve tanë ka qenë e vazhdon të mbetet arritje mbi arritjet, sukses mbi sukseset. Absolventët tanë, me diplomimin e tyre në Universitetin e Tetovës, janë dëshmi e seriozitetit të këtij institucioni, që me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë, synon progresin kolektiv në botën e shkencës dhe aspiron drejt një të ardhmeje të ndritur për këta emra, që herët ose vonë, do të dëgjohen si histori suksesi, në një audiencë edhe më të madhe se kjo e sotmja, në institucione të ndryshme brenda shtetit dhe në arenën ndërkombëtare, nga Brukseli deri në Uashington.” – theksoi mes tjerash Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Kjo ngjarje e madhe për absolventët tanë, u përmbyll me një program të pasur artistik me ç’rast para absolventëve performoi profesori i Fakultetit të Arteve, këngëtari Bajramali Idrizi.


Publikimi i mëparshëm

ISMAIL KADARE – RREZE DRITE NË DITËT E ERRËTA TË REGJIMEVE DIKTATORIALE

Publikimi i radhës

Me organizimin e turneut tradicional në volejboll, Universiteti i Tetovës e shënoi përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës   

Publikimi i radhës

Me organizimin e turneut tradicional në volejboll, Universiteti i Tetovës e shënoi përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës   

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.