Liriku i letrave shqipe, krijuesi i 25 vëllimeve la pas krijimtarinë e tij si një pasuri të çmuar për letërsinë shqipe, më i fundit “Dalëngadalë unë po bëhem ikje”.
Skënder Rusi lindi në vitin 1952 në Korçë. Krijimet e tij u përfshinë në antologjitë e disa vende të Evropës si Gjermani, Zvicër. Aktori për disa vite ushtroi profesionin e Kryetarit të Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”, ndërsa pak vite më parë u vlerësua me titullin Qytetar Nderi i Korçës. Top Channel
MËRZITJE
Më ke mërzitur shumë,,
Nuk mund të vazhdohet më kështu,
Më thanë të ndez ca qirinj edhe unë,
Për vete dhe për ty gjithashtu!
U shuajt qiriri i madh,
U bë errësirë papritur,
Në shtëpi mund të rri veç një cast
Ajo më shumëmë është mërzitur!
Nuk mund të vazhdohet kështu
Ta hajë dreqi,ta hajë,
Fryn era si për inat
Që e kemi lënë jashtë!
O Zot që rri atje lart,
Edhe qirinjtë e vegjël drithërojnë,
Prandaj edhe unë s’i shuajta,
Sado pak ata na ndriçojnë!