• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Kafka – shkrimtari i “pavdekshëm” edhe 100 vjet pas vdekjes

100 vjet më parë, më 3 qershor 1924 ndërroi jetë një nga shkrimtarët më të njohur të hapësirës gjermanofolëse. Në të gjithë botën tregimet e tij enigmatike, shpesh të errëta përpihen nga gjenerata të tëra.

28/05/2024
| Bota, Kulturë
Franz Kafka

Franz Kafka


Kafka lindi në 3 korrik 1883, para 125 vjetësh, në Pragë që në atë kohë bënte pjesë në perandorinë austrohungareze, sot kryeqyteti çek. Praga krenohet sot me shkrimtarin e madh, por qyteti edhe përfiton nga emri Kafka.

Biznesi me Kafkën ka funksionuar gjithmonë

Monumenti i Franc Kafkës në Pragë | Fotografi: Dragoslav Dedovic/DW

Zona e turistëve në Pragë. Ajo të çon nga unaza përmes rrugicave të ngushta të pjesës së vjetër të qytetit. Dyqanët e suvenirëve rreshtohen përkrah njëri-tjetrit. Në mes të mallrave të bie në sy emri i Kafkës. “Kemi bluza me emrin e Kafkës, apo filxhanë me fotografinë e tij:” thotë një shitëse e suvenirëve. Biznesi me Kafkën ka funksionuar gjithmonë tregon ajo. Por edhe në muzeun e Kafkës krahas informacionit mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur, ofrohen gjithëfarëlloj suvenirësh, në kujtim të figurës së tij. Nga shenjueset për lexim me portretin e Kafkës deri tek mausi i kompjuterit me nënshkrimin e Kafkës.

Kafka lindi në një familje hebreje

Në 3 korrik 1883 para 125 vjetësh Kafka lindi në një familje hebreje në Pragë. Pas një fëmijerie dhe rinie të vështirë me një baba që atij i dukej shpeshherë i padrejtë dhe i plotfuqishëm, vijnë studimet në degën e juridikut dhe një punë në një shoqëri sigurimesh. Ky ishte thjesht një profesion për të fituar bukën e gojës. Sepse ajo që donte të bënte Kafka ishte thjesht të shkruante. “Kur Gregor Samsa u ngrit një mëngjes pas ëndrrash të shqetësuara, ai e pa veten në krevat të shndërruar në një insekt të frikshëm.”

Kështu fillon tregimi i Kafkës“Metamorfoza” në të cilin Gregor Samsa vazhdon ekzistencën e tij si një insekt, gjithnjë e më shumë i pavlefshëm derisa ai vdes. Një lehtësim për familjen e Samsës. Të errëta, mistike, ireale të duken tregimet e Kafkës.

Shtëpia e lindjes së Franc Kafkës me pllakën përkujtimore

 

Absurditetin që përshkruan ai Praga e ka përjetuar në vitet e komunizmit

Letërsinë e Kafkës e karakterizon hendeku i madh mes individit dhe shoqërisë, sqaron Tvrdik. Gjithnjë bëhet fjalë për ballafaqimin e një njeriu të vetmuar me ambientin familjar, më nje shoqëri anonime, me një burokraci të pamëshirmshme teknokrate. Edhe punonjësja në biletarinë e muzeut të Kafkës dridhet kur kujton letërsinë e tij: “Vetë i kam lexuar tregimet e tij dhe gjithnjë me një ndjesi tmerri i kam hedhur mënjanë. Me këtë ne nuk jemi ballafaquar ende. Kam përshtypjen se absurditetin që përshkruan ai, ne e kemi përjetuar në vitet e komunizmit.”

Por si është e mundur që Kafka është kaq i dashur për turistët?

“Në vitet 90-të pas rënies së Murit. Praga u rizbulua, një qytet, që ende gjendje në errësirë, që mbulohej me lidhjen me Kafkën dhe veprën e tij. Me sa dukej kjo zgjoi interesin për të zbuluar se si jetohej në këtë qytet të largët. Ky është ndoshta një shpjegim për valën e turistëve pas viteve 90-të. Dhe fenomeni “Kafka i pëlqyeshem” është një zbulim i kohës moderne e postmoderne.

Kafka ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare nga turbekulozi i mushkërive në Kierling të Austrisë. Por ai nuk do të vdesë kurrë me veprën që kanë lënë pas, thonë studiesit dhe adhuruesit e tij. DW


Publikimi i mëparshëm

Shqiponjat ndryshuan shtigjet e fluturimit për të shmangur luftën në Ukrainë

Publikimi i radhës

67 vite më parë u themelua Universiteti i Tiranës

Publikimi i radhës

67 vite më parë u themelua Universiteti i Tiranës

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.