• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në UT u promovua libri “Kodi rajonal, filozofik, shkencor i zgjidhjes së çështjes shqiptare” kushtuar Ukshin Hotit

Ukshin Hoti me shkrimet e tij shkencore, filozofike, politike, juridike, sociologjike, ekonomike, kombëtare, ndërombëtare etj., i tejkalon filozofët e të gjitha kohërave.

22/05/2024
| Arsim, Rajon

Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës, u promovua libri kushtuar profesorit dhe veprimtarit të shquar nga Kosova, Ukshin Hotit, i titulluar “Kodi rajonal, filozofik, shkencor i zgjidhjes së çështjes shqiptare”, i cili përmban shkrimet origjinale  të Ukshin Hotit, të cilat i ka grumbulluar dhe botuar bashkëveprimtari i tij, Halil Kuliqi.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Ibish Kadriu foli për dy dimensionet e profesorit Ukshin Hoti; i pari, dimensioni i qasjes së tij reale me politikën dhe i dyti, dimensioni hulumtues-shkencor apo teorik. “Profesor Ukshin Hoti e ndërton figurën e tij duke sublimuar personalitetin e tij, të një politikani karizmatik dhe të drejtpërdrejtë nga njëra anë, me një studiues bashkëkohor të filozofisë politike, nga ana tjetër. Karakterin e tij me qasjen praktike politike e përmbledh me thënien, citoj: ‘bëje ose vdis’, që tregon se profesor Hoti, ishte në gjendje dhe e sakrifikoi jetën e tij për idealin për liri. Në anën tjetër edhe veprimtaria shkencore e Ukshin Hotit është shumë e begatë. Ukshin Hoti, ndër të parët i hulumtoi thellë raportet e shqiptarëve me fuqitë e mëdha të kohës, si dhe relacionin e shqiptarëve me faktorin ndërkombëtar. Tani të gjithë pajtohemi se ishte Ukshin Hoti që drejtoi kombin shqiptar për miqësinë me Evropën dhe me SHBA-të. Profesor Ukshin Hoti me idetë e tij e trasoi rrugën e të gjithë shqiptarëve, në konceptin institucional. Thënë shkurt, rilidhja jonë e parë me Evropën dhe SHBA-të si ide dhe veprim ka qenë vetë Ukshin Hoti.” – u shpreh fillimisht dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Ibish Kadriu.

Në vijim të fjalimit të tij, dekani theksoi se studimet e Ukshin Hotit janë të dobishme, me vlera të larta shkencore me stil të thjeshtë e të qartë, gjë që e bën të pamundur një analizë të vetme përmbledhëse sado e vëllimshme qoftë. “Dëshiroj të theksoj segmentin themeltar të profesor Ukshin Hotit, që ishte më shumë se filozof politikan dhe politikan filozof. “E vërteta e kohshme është shkenca”, thotë ai, prandaj botëkuptimi i tillë i politikës si intelekt apo shkencë në funksion të interesave të caktuara, mbështetet mbi funksionin e politikës si shkencë që në fillim të konstituimit të saj. Politika ishte e lidhur me raportin e njeriut me natyrën, me përpjekjet e tij që ta kontrollojë natyrën, dhe në qoftë se ne të gjithë natyralisht ndihemi shqiptarë, mund të themi se Ukshin Hoti e njohu dhe e shfaqi natyrën tonë shqiptare, ashtu si jemi ne dhe jo si na duan dhe na shohin të tjerët.” – tha mes tjerash dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Ibish Kadriu.

Autori Halil Kuliqi e falënderoi Universitetin e Tetovës për mundësinë e dhënë dhe të gjithë ata që bashkëpunuan me të, që këto shkrime të botohen. Më pas ai shpalosi disa pika të rëndësishme nga parathënia e librit. “Në këto shkrime të shkruara nga dora e tij është thënë çdo gjë: politika ndërkombëtare, politika kombëtare, dashuria për atdheun, dashuria për fëmijët e tij, dhimbja, vuajtja, maltretimi, urrejtja, skamja, hidhërimi, dëshpërimi, biseda, ndeja, kërcënimi, mosrespektimi, moszgjidhja e problemit të Kosovës, moszgjidhja e fatit të fëmijëve të tij dhe çdo gjë që ai ka pasur në jetën e tij, që nga lindja dhe derisa është burgosur nga “klasa” politike titoiste, intelektuale, fetare, fshatare deri tek të afërmit e tij të Krujës. Ukshin Hoti me shkrimet e tij shkencore, filozofike, politike, juridike, sociologjike, ekonomike, kombëtare, ndërombëtare etj., i tejkalon filozofët e të gjitha kohërave. E tejkalon filozofinë e Aristotelit, të Sokratit e të tjerëve. Me oratorinë e të folurit të tij të bukur, artistik, stabil, të ëmbël, të butë, melankolik, të artë, të zjarrtë kur ishte nevoja, ia tejkalon oratorit më të famshëm të të gjitha kohërave, Ciceronit.” – thuhet mes tjerash në parathënien e këtij botimi. Ndërkaq për veprimtarinë akademike dhe politike të Ukshin Hotit folën Prof. Dr. Abdylnaser Sinani dhe Prof. Dr. Isak Sherifi.


Publikimi i mëparshëm

Në Universitetin e Tetovës u mbajt Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Natyrore, Mjekësore dhe Teknologjive

Publikimi i radhës

Në UT u promovua monografia “Mbi regjinë dhe aktrimin e kënduar në teatrin muzikor” me autorë Luigj Gurakuqi dhe Nikolin Gurakuqi si dhe u mbajt koncert me studentët pjesëmarrës në masterklas

Publikimi i radhës

Në UT u promovua monografia “Mbi regjinë dhe aktrimin e kënduar në teatrin muzikor” me autorë Luigj Gurakuqi dhe Nikolin Gurakuqi si dhe u mbajt koncert me studentët pjesëmarrës në masterklas

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.