“Ura me tri harqe” është një projekt i përbashkët kulturor i tre institucioneve të arsimit të lartë të hapësirës mbarë-shqiptare, Universitetit të Arteve në Tiranë, Fakultetit të Arteve të Universitetit “Hasan Prishtina” dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, i cili zhvillohet në formë rotacioni midis Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës.
Ky projekt ka lindur në vitin 2000, pas Luftës së Kosovës. Këtë vit është edicioni XIV i këtij aktiviteti i cili zhvillohet në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Pavarësisht ndonjë ndërprerjeje që ka patur ndër vite, ky projekt shumë i rëndësishëm është rikthyer sërish si domosdoshmëri bashkëpunimi mes tre institucioneve dhe krijon një mundësi më shumë për shkëmbimin e ideve dhe ndërveprimin praktik, jo vetëm të studentëve, por edhe të pedagogëve dhe pse jo edhe të publikut, duke ballafaquar prej vitesh artistët e rinj në arte pamore, në arte skenike, film dhe muzikë.
Ju paraqesim kalendarin e aktiviteteve!

