Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”-Tetovë. Çmimi u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni dhe bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.
Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, për kontribut të theksuar si dhe për arritje me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, të shkencës dhe të kulturës shqiptare.
Të drejtë konkurrimi kanë:
- Institucionet e arsimit të lartë;
- Institucionet shkencore;
- Shoqatat shkencore dhe profesionale;
- Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiuesit individualë.
Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:
- Të dhëna personale për autorin;
- Të dhëna bibliografike; dhe
- Arsyetimin e propozimit për marrjen e çmimit.
Propozimet duhet të dërgohen deri më 1. 6. 2024, në 5 kopje, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita” – Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”, Rr. ,,Ivo Llolla Ribar”, Nr. 211/10, 1200 Tetovë, Fahu postar, Nr. 50.
Propozimet e pakompletuara si dhe ato që nuk do të dërgohen brenda afatit të sipërthënë, nuk do të merren parasysh. Për më shumë informata na kontaktoni nëpërmjet adresës elektronike: tradita2012@gmail.com.
Me respekt,
Tetovë, më 7 maj 2024 Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë