• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Shkrimtari i burgosur palestinez fiton Çmimin Ndërkombëtar të Romanit Arab

Në deklaratën me shkrim të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë bëhet e ditur se Khandakji është ndaluar në qytetin Nablus në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor më 2 nëntor 2004 dhe është dënuar tri herë me burgim të përjetshëm.

29/04/2024
| Bota, Kulturë

Shkrimtari i burgosur palestinez, Basem Khandakji, fitoi çmimin e 17-të ndërkombëtar të Romanit Arab, i njohur si “Arabic Booker”, çmimi kryesor letrar i botës arabe, me romanin e tij “Një maskë në ngjyrën e qiellit”. Në deklaratën në faqen e internetit të Çmimit Ndërkombëtar të Romanit Arab thuhet se fituesi është shpallur në aktivitetin e mbajtur në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.

Në deklaratë thuhet se libri i Khandakji është zgjedhur si “romani më i mirë i botuar në periudhën korrik 2022-qershor 2023” mes 133 veprave. Thuhet se çmimin në emër të Khandakji e ka marrë Rana Idris, pronarja e Shtëpisë Botuese “Dar Al-Adab”, ku është botuar romani.

Në deklaratën me shkrim të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë bëhet e ditur se Khandakji është ndaluar në qytetin Nablus në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor më 2 nëntor 2004 dhe është dënuar tri herë me burgim të përjetshëm.

Khandakji para se të burgosej ka studiuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin “En-Najah” në Nablus. Para se të burgosej gjatë kohës së qëndrimit në burg, Khandakji ka shkruar dy libra me poezi, shumë romane dhe 250 artikuj, ndërsa disa nga veprat e tij janë përkthyer në frëngjishte.  Pasi romani u nominua për Çmimin Ndërkombëtar për Romanin Arab, në mediat izraelite filloi një fushatë shpifjeje kundër librit. Romani i Khandakji i vlerësuar me çmime trajton përvojat e arkeologes Nur, e cila jeton në një kamp refugjatësh në Ramallah, duke u përzier me izraelitët dhe duke marrë pjesë në gërmimet arkeologjike. trtbalkan

 


Publikimi i mëparshëm

Profesorë të Konservatorit të muzikës “Stanislao Giacomantonio” nga Italia realizojnë vizitë pune në Universitetin e Tetovës

Publikimi i radhës

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË RMV – 24 PRILL 2024

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË RMV - 24 PRILL 2024

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.