Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, të gjithë besimtarëve të fesë islame – bashkëpunëtorëve, veprimtarëve të kulturës dhe të artit, ua uron festën e Fitër Bajramit!
Në këtë ditë të shënuar, le të shprehim dashurinë dhe respektin ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve tanë, sikundër besojmë në respektimin e vlerave universale, ndihmën, tolerancën dhe mirëkuptimin ndaj njëri – tjetrit.
Nderimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët myslimanë.
Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!
Me respekt,
Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”- Tetovë