• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 23 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Sot e përkujtojmë Thimi Mitkon, autorin e veprës madhore “Bleta Shqiptare”

Sot, përkujtojmë 134-vjetorin e vdekjes së Thimi Mitkos.

22/03/2024
| Kulturë, Rajon

Thimi Mitko lindi në Korçë në vitin 1820, ku ndoqi shkollën vendore greqisht. Xhaxhai i tij, Peti Mitko, kishte qenë një ndër krerët e kryengritjes së vitit 1847 kundër Tanzimatit. Të dy e lanë atdheun në vitin 1850, duke shkuar së pari në Athinë, më pas në Plovdiv të Bullgarisë, dhe më vonë në Vjenë, ku Thimi punoi si rrobaqepës.

Në vitin 1866 Thimi Mitko mërgoi drejt Egjiptit, ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare dhe ngritjes së një biznesi të suksesshëm në Beni Suef, ku edhe vdiq, më 22 mars të vitit 1890. Mitko mblodhi burime të folklorit shqiptar që prej vitit 1866.

Thimi Mitko kishte lidhje me personalitetet e mëdha të letrave shqipe, si Jeronim De Rada, Demetrio Camarda, Dora d’Istria, Jan Urban Jarník, Kostandin Kristoforidhi, Gustav Meyer, etj., duke iu dhënë atyre këngë popullore, gjëegjëza dhe tregime.

Ai ishte edhe autor i shumë shkrimeve në shtypin evropian në mbështetje të çështjes shqiptare. Koleksioni i folklorit shqiptar të Mitkos përmbante këngë, tregime dhe thënie popullore nga Shqipëria e jugut.

Vepra madhore e Mitkos “Bleta Shqiptare” (Alvaniki Melissa) u botua në Aleksandri të Egjiptit në vitin 1878. Sipas autorit, koleksioni kishte si qëllim të ndihmonte bashkësinë shqiptare në Egjipt, duke e ushqyer me të dhëna mbi kulturën shqiptare. Në vitin 1924 kjo vepër u ribotua e rishikuar nga Gjergj Pekmezi në Vjenë, me titullin “Bleta shqypëtare e Thimi Mitkos”. atsh

 


Publikimi i mëparshëm

Është turp që sot ka më shumë analfabetizëm sesa 100 vjet më parë

Publikimi i radhës

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.