Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare poeti i njohur korçar, Ylber Merdani. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët dhe të afërmit e tij.
Ylber Merdani është pinjoll i një prej familjeve me të njohura qytetare korçare, jeta e së cilit ashtu si e gjithë familjes ka kaluar mes një kalvari vuajtjesh e dhimbjesh.
Që në rini mësuesi Ylber Merdani ka provuar burgosjen politike e më vonë për shumë vite edhe internimin në fshatin Shtyllë të Vithkuqit ku ka gjetur pjesen me të madhe të fisit të tij. Në Shtyllë mbi të gjitha gjeti Shpresën, vajza e cila e priti për të lidhur martesë me korçarin e njohur aty ku lindën një vajzë e një djalë. Pas vitit 1991 rikthehet në Korçën e tij për t’u përkushtuar me se shumti poezisë dhe shoqatës së përndjekurve politikë.
Gjatë këtyre viteve ka botuar shumë libra me poezi dhe tregime nga tmerri i burgjeve politike. Ylber Merdani ka qenë pjesë e revoltës se SPAÇ-it.
Gjatë ditëve të fundit është parë me pak te ece në rrugicat e qytetit të tij, duket se mosha nuk e ka ndihmuar më për të dhënë lamtumirën ditën e sotme të gjithëve. Liberale.al