Ilir Shaqiri, artisti i kombit përmes faqes së tij në facebook, e ka falënderuar Universitetin e Tetovës për laureimin me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani”.
“Çmimi kombëtar Fadil Sulejmani”. Faleminderit Universitetit të Tetovës, faleminderit senatit, posaçërisht kryetarit të këtij senati, prof. dr. Vullnet Ametit! Faleminderit, Tetovë”- ka shkruar Ilir Shaqiri.
Çmimi Kombëtar “Fadil Sulejmani”, artistit të dalluar iu nda më 7 mars 2024, me një ceremoni të veçantë, me motivacionin për kultivimin dhe përkushtimin ndaj muzikës, artit dhe kulturës shqiptare; për kontributin e veçantë në realizimin e aspiratave kombëtare; për përjetësimin e veprave të heronjve tanë nëpërmjet artit; për frymëzimin e brezave dhe për mbështetjen e pareshtur dhënë Universitetit të Tetovës.