• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

P ë r k u j t i m | Dhjetë vjet më parë u nda nga jeta Vaçe Zela

Sot 10 vite pa VAÇE ZELËN, divën e paharruar të muzikës shqiptare

06/02/2024
| Kulturë, Rajon

Sot bëhen 10 vite pa ikonën e muzikës shqiptare, Vaçe Zela. Këngëtarja e mirënjohur ndërroi jetë më 6 Shkurt 2014, në moshën 75-vjeçare.

Zemra e Vaçe Zelës u ndal në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës, aty ku jetonte prej kohësh, ndërsa ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Sot në 10-vjetorin e vdekjes së saj, e bija, Irma Rodiqi, kujton nënën e saj të ndjerë, duke i dedikuar disa fjalë zemre:

“Falemnderit zotit që të pata! Ti ishe dashuria e jetës sime dhe do të jesh deri në frymën e fundit drita e shpirtit tim. Pa ty bota është më e varfër Mam”, shkruan Irma Rodiqi në një status në rrjetet sociale.

Artistja e njohur prej vitesh zotëroi skenën shqiptare, duke u kthyer në një admirim për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

Mbretëresha e këngës, u përjetësua në bronz në qytetin e saj të lindjes në 20 Janar 2020. Busti i këngëtares u vendos në qendër të qytetit në kuadër të ceremonive për 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes.

E derdhur në bronz, në një bust dy metra të lartë, figura e saj qëndron e ulur këmbë mbi këmbë dhe me kitarën në dorë, punuar me aq mjeshtëri nga skulptori Arben Bajo, e ku shfaq një nga momentet më të bukura të këngëtares, momenti kur ajo me kitarë këndonte ”Moj e bukura Arbëri”.

Atë kohë qytetarët e Lushnjës, u shprehën se e prisnin prej vitesh që “Vaçen ta kishin aty mes tyre”, ku çdo ditë të mund ta përshëndesnin dhe çmalleshin me figurën e saj. Liberale.al


Publikimi i mëparshëm

Veshja mirditore e ka vendin në UNESCO

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Necmettin Erbakan” nga Turqia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Necmettin Erbakan” nga Turqia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.