• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Biblioteka e Tetovës e organizoi manifestimin kulturor “Flaka e Janarit”

Në fillim, të pranishmit i përshëndeti drejtoresha e Bibliotekës së Tetovës znj. Nurije Bajrami ku mes të tjerash theksoi rëndësinë e këtij manifestimi si dhe mundësinë për t'u shndërruar në një manifestim tradicional e me organizim më madhështor në të ardhmen ku do të mund të bashkëveprojnë edhe institucione të tjera bashkë me bibliotekën.

20/01/2024
| Kulturë, Maqedoni

“Flaka e janarit” ky manifestim kulturor multidimensional që nderon martirët e kombit Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla e që në forma të ndryshme kulturore e artistike organizohet në vende të ndryshme, për herë të parë, në organizim të IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë (19 janar 2024), u shënua edhe në Tetovë. Në një ambient të këndshëm në hapësirat e Qendrës për Kulturë në Tetovë, në praninë e shumë profesorëve, intelektualëve dhe artdashësve tetovarë, ky manifesfim shpalosi pjesë nga veprimtaria artistike e heroit të kombit Jusuf Gërvalla, i cili krahas veprimtarisë në çështjen kombëtare e mori pendën dhe e zbrazi shpirtin e tij në letër, duke lënë gjurmë kështu në letërsinë shqiptare.
Në fillim, të pranishmit i përshëndeti drejtoresha e Bibliotekës së Tetovës znj. Nurije Bajrami ku mes të tjerash theksoi rëndësinë e këtij manifestimi si dhe mundësinë për t’u shndërruar në një manifestim tradicional e me organizim më madhështor në të ardhmen ku do të mund të bashkëveprojnë edhe institucione të tjera bashkë me bibliotekën. “Ua kemi borxh tetovarëve, ja kemi borxh Tetovës universitare me mbi 20 mijë studentë” – tha mes të tjerash drejtoresha e bibliotekës. Nxënëset Anida Ademi, Flaka Hoda dhe Vlera Hajrullai sollën pjesë të shkëputura nga veprimtaria e Jusuf Gërvallës. Faleminderim i veçantë për prof. Ejup Ajdini, prof. Daim Iljazi, zëvendësministren Vjollcë Berisha dhe posaçërisht prof. Miftar Memeti, që kësaj mbrëmjeje ia shtoi ëmbëlsinë me kitarën e tij dhe një këngë të Jusuf Gërvallës.
Kjo mbrëmje, përmes vargjeve të lexuara edhe nga shumë të pranishëm, kujtoi heroizmin, shpirtin poetik dhe atdhedashurinë e martirëve të kombit.
Burimi: https://www.facebook.com/profile.php?id=100076155098032

rpt

Publikimi i mëparshëm

Biografia e Hashim Thaçit – përgatitur nga dy gazetarët britanikë

Publikimi i radhës

I përhershëm kujtimi për vizionarin, politikanin dhe mendimtarin e kombit tonë – Dr. Ibrahim Rugovën

Publikimi i radhës

I përhershëm kujtimi për vizionarin, politikanin dhe mendimtarin e kombit tonë – Dr. Ibrahim Rugovën

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.