• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

BEN BLUSHI DHE KOMPLOTI I TIJ VEPËR E STUHISHME E KOHËS

Autori përmes këtij libri para lexuesve, sjell një ngjarje jetike për personazhet, që ai i sjell në disa vende në Shqipëri, sikurse edhe mjeshri i madh i fjalës shqipe Faik Konica i solli te vepra "Shqipëria si mu duk", edhe Blushi sjell para lexuesve një tematikë shqiptare, por me personazhe të huaja si rasti i afganit Muhamed Durrani.

30/11/2023
| Kulturë, Rajon

Mr. Sc. Shefat Ademi – Libri “KOMPLOTI” në syrin e lexuesit paraqet një sfidë të jashtzakonshme të një shkrimtari pinjoll Ben Blushi, që kap vitet 2043-2044. Një roman që në leximin e parë të bën për vete, qysh kur lexon rreshtat e parë!
Komploti bëhet për Kosovën. Kosova është në qendër të një komploti, që ndodh në të ardhmen kur shqiptarët dhe të huajt që jetojnë në Shqipëri mobilizohen për të rimarrë Kosovën, dhe për t’ia bashkuar Shqipërisë. Ajo do ishte një vend me 5 milion banorë, me dy metropole, Tiranën dhe Prishtinën, një vend i rinuar i cili do mposhte plakjen, zbrazjen dhe pesimizmin. Shqipëria do ishte vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe një vend i rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Autori përmes këtij libri para lexuesve, sjell një ngjarje jetike për personazhet, që ai i sjell në disa vende në Shqipëri, sikurse edhe mjeshri i madh i fjalës shqipe Faik Konica i solli te vepra “Shqipëria si mu duk”, edhe Blushi sjell para lexuesve një tematikë shqiptare, por me personazhe të huaja si rasti i afganit Muhamed Durrani.
Ngjarja fillon kur Durrani bën eksperimente si kryetar i Bashkisë së Shëngjinit, i cili në Shqipëri sjell të papritura nga ecuria e kohës kur ai shtiret se detyrimisht mendon si idealist, por në Shqipërinë e Blushit ai sjell edhe të papritura.
Libri është i përbërë nga 44 kapitujt, posedon një mori personazhes të cilët shëtisin lirshëm në qytetin e Kavajës dhe Pogradecit si Hasan Dosti, Lavi Elton, Simon Shuter, Leonid Trocki që mendonin që Shqipëria po prish marrëdhëniet me Afganistatin, pikërisht kur Muhamed Durrani, ishte bërë ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.
Mençuria e Blushit e prek edhe çështjen e Kosovës e cila, me anë Lavi Elton çifutit me aeroplan luftarak mendon se ka kaluar limitet e vijës kufitare me Serbinë, që rezulton të jetë fatale për të e Shqipërinë.
Kur në vitet e komunizmit Shqipëria ishte rreshtuar me Rusinë, dhe tani rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve do sjell një Luftë të Tretë Botërore.
Në fund të tre çifutët vendosën të bëjnë një Referndum ku do të votojnë gjithsej 19 veta, nga 700 mijë shqiptarë ku deri në fund do të votojnë 44 veta deri në orën 20:00 ku dhe shpallen rezultatet, dhe nga përplasjet mes shqiptarëve dhe afganëve, Rusia dhe Amerika do të dalin me barazim me nga 22 vota, ku dhe afganët kishin humbur në të gjitha, vendet e Shqipërisë.
Libri “Komploti” i Blushit është një testament sesi përmes personazheve të huaja, i jep konotacion nga vendet shqiptare që vinë për të bërë gjurmime në kulturë, sjellje e çka jo tjetër!

Publikimi i mëparshëm

Prof. Ord. Reshat Ameti shpërblehet me çmim artistik në Doha të Katarit

Publikimi i radhës

“Mrika”, 65 vjet nga premiera e operas së parë shqiptare

Publikimi i radhës

“Mrika”, 65 vjet nga premiera e operas së parë shqiptare

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.