• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Akademik Rexhep Ismajli nderohet nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa”

Ky titull u dorëzua nga Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha, i cili u shpreh se: "Është nder që sot kemi këtu një prej figurave më të shquara të gjuhësisë, por jo vetëm. 115 vjet më parë një grup dijetarësh, burrash të mençur, patriotë e atdhetarë, përcaktuan për herë të parë alfabetin e gjuhës shqipe, një prej gjuhëve më të vjetra në Evropë. Por kontributi i Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Mati Logorecit, Luigj Gurakuqit, Hilë Mosit, Petro Nini Luarasit, Sotir Pecit e Bajo Topullit u pasua nga puna e të tjerë atdhetarëve dhe mendimtarëve që i’u kushtuan jetën e tyre studimit, pasurimit dhe ngritjes në piedestalin që meriton si ndër gjuhët më të pasura në botë. Një prej atyre njerëzve është sot mes nesh, Akademik Rexhep Ismajli".

23/11/2023
| Arsim, Rajon

Akademiku Rexhep Ismajli u nderua sot nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa”. Në një ceremoni të posaçme, e organizuar në Godinën “Liria”, titulli i nderit i’u dorëzua Akademikut të shquar Rexhep Ismajli, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në fushën e studimeve të shqipes së sotme, historisë së saj, marrëdhënieve me gjuhët ballkanike, studimeve gjuhësore në gjuhësi të përgjithshme dhe filologji”.

Ky titull u dorëzua nga Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha, i cili u shpreh se: “Është nder që sot kemi këtu një prej figurave më të shquara të gjuhësisë, por jo vetëm. 115 vjet më parë një grup dijetarësh, burrash të mençur, patriotë e atdhetarë, përcaktuan për herë të parë alfabetin e gjuhës shqipe, një prej gjuhëve më të vjetra në Evropë. Por kontributi i Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Mati Logorecit, Luigj Gurakuqit, Hilë Mosit, Petro Nini Luarasit, Sotir Pecit e Bajo Topullit u pasua nga puna e të tjerë atdhetarëve dhe mendimtarëve që i’u kushtuan jetën e tyre studimit, pasurimit dhe ngritjes në piedestalin që meriton si ndër gjuhët më të pasura në botë. Një prej atyre njerëzve është sot mes nesh, Akademik Rexhep Ismajli”.

Akademiku Ismajli, në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi dhe falenderoi Universitetin e Tiranës për këtë titull që i jepet. Ndër të tjera, i emocionuar u shpreh se dashuria dhe pasioni për gjuhën shqipe, që lindi në vendlindjen e tij në Preshevë, shënon sot me këtë titull një ndër kapitujt më nderues të jetës time akademike.

Rexhep Ismajli është figurë poliedrike, si studiues, krijues dhe përkthyes. Ai ka lindur në Preshevë më 1947 dhe studioi për gjuhë dhe letërsi në Prishtinë më 1971. Në vitet 1971-1973 u specializua për gjuhësi në Sorbonne, Paris. Më 1972 filloi punën asistent, pastaj ligjërues, profesor për lëndët Gjuhësi e përgjithshme dhe Histori e gjuhës shqipe në Degën e Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik/Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ka dhënë mësim në disa universitete europiane dhe deri në vitin 2000 ka qenë në Mynih, duke dhenë leksione në fushën e Albanologjisë. Kthehet në Prishtinë dhe i përkushtohet mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës. Anëtar i disa akademive shkencore, autor i shumë studimeve mbi gjuhësinë. Gjithashtu, ai ka dhënë kontribut për të sjellë në gjuhën shqipe edhe shumë autor të letërsisë së vendeve të rajonit dhe Evropës. Burimi: Universiteti i Tiranes


Publikimi i mëparshëm

Senati i UT-së ka propozuar që Dita e Alfabetit Shqip të shpallet festë shtetërore në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës

Publikimi i radhës

Në UT u mbajt koncert festiv për Ditën e Falënderimeve

Publikimi i radhës

Në UT u mbajt koncert festiv për Ditën e Falënderimeve

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.