• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës do të ligjërojë artistja e njohur Nicole Stager

Fillimisht ajo është pritur në një takim nga Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli, si dhe Prodekania për Shkencë e këtij fakulteti, Prof. Ord. Nora Halimi. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Universitetin tonë, me theks të veçantë në Fakultetin e Arteve, si dhe për rëndësinë që Universiteti ynë u kushton programeve të ndryshme ndërkombëtare, që kanë për qëllim shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik.

06/11/2023
| Arsim, Maqedoni

Në kuadër të programit për mobilitet Fulbright Specialist të SHBA-ve, në Universitetin e Tetovës respektivisht në Fakultetin e Arteve do të ligjërojë artistja Nicole Stager. Nga data 6 – 17 nëntor 2023, studentët dhe profesorët e programit studimor të Artit Figurativ do të kenë mundësinë që të përfitojnë njohuri dhe eksperienca të ndryshme prej saj.

Fillimisht ajo është pritur në një takim nga Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli, si dhe Prodekania për Shkencë e këtij fakulteti, Prof. Ord. Nora Halimi. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Universitetin tonë, me theks të veçantë në Fakultetin e Arteve, si dhe për rëndësinë që Universiteti ynë u kushton programeve të ndryshme ndërkombëtare, që kanë për qëllim shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik.

Dekani i këtij fakulteti, Prof. Ord. Senat Abduli e theksoi rëndësinë e angazhimit dhe shkëmbimit të përvojave të ndryshme akademike dhe profesionale përmes programeve të këtilla si programi Fulbright Specialist.

Ndërkaq Prodekania, Prof. Ord. Nora Halimi u shpreh se Nicole Stager është artiste multidimensionale, me përvojë në më shumë mediume artistike, dhe për këtë qëllim gjatë qëndrimit të saj në Fakultetin e Arteve ajo do të realizojë projekt dyjavor ku do të përfshihen të gjithë studentët e të gjitha drejtimeve të programit studimor të Artit Figurativ.

Fulbright Specialist si program i Departamentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, është një mundësi unike për akademikët dhe  profesionistet e njohur amerikanë që të angazhohen në shkëmbime  dy deri gjashtëmujore, të  bazuara në projekte në institucionet nikoqire në të gjithë globin.

 Studentët dhe profesorët e Universitetit të Tetovës kanë përfituar disa bursa studimi nga këto programe të cilat për çdo vit janë prezantuar në Universitetin tonë nga përgjegjësi i tyre në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, z. Gazmend Ilazi.

Zyra për informim – UT

Publikimi i mëparshëm

KOHË E DJAJVE

Publikimi i radhës

561 vjet më parë u shkrua “Formula e pagëzimit” që njihet si dokumenti i parë në gjuhën shqipe

Publikimi i radhës

561 vjet më parë u shkrua “Formula e pagëzimit” që njihet si dokumenti i parë në gjuhën shqipe

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.

  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!