• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

UT dhe Klinika Universitare për Kardiologji në Shkup nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Institucionet do të japin kontributin e tyre në arsimimin e vazhdueshëm  të studentëve, duke propozuar dhe organizuar forma të ndryshme të arsimit formal dhe joformal, bashkërisht do të bëjnë dhënien e ofertave për shërbime të konsulencave, do të organizojnë konferenca të përbashkëta dhe punëtori, shkëmbimin e botimeve, publikimin e botimeve të përbashkëta, revistave, librave, e të tjera.

26/10/2023
| Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës dhe Klinika Universitare për Kardiologji në Shkup kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Drejtorët e Klinikës Universitare për Kardiologji në Shkup, Bekim Pocesta dhe Abdusamed Shabani, parashihet që mes dy institucioneve ketë shkëmbim të ndërsjellë të përvojave dhe njohurive profesionale në fushën e shkencave të mjekësisë. Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet organizimit të këshillave të përbashkëta profesionale, seminareve e të tjera, në emër të zbatimit praktik të të arriturave më bashkëkohore në fushën e shkencave të mjekësisë, përfshirë shfrytëzimin e përvojave profesionale, aftësive dhe njohurive të kuadrit mjekësor të ISHP “Klinika Universitare për Kardiologji” – Shkup, nga ana e studentëve dhe specializantëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës.

Në të ardhmen, dy institucionet do të japin kontributin e tyre në arsimimin e vazhdueshëm  të studentëve, duke propozuar dhe organizuar forma të ndryshme të arsimit formal dhe joformal, bashkërisht do të bëjnë dhënien e ofertave për shërbime të konsulencave, do të organizojnë konferenca të përbashkëta dhe punëtori, shkëmbimin e botimeve, publikimin e botimeve të përbashkëta, revistave, librave, e të tjera.

ISHP “Klinika Universitare për Kardiologji” – Shkup dakordohet dhe merr për obligim të sigurojë kushte për shfrytëzimin papengueshëm të hapësirave të veta, ndërsa Universiteti i Tetovës obligohet t’i menaxhojë në mënyrë të arsyeshme hapësirat në shfrytëzim dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre.

Zyra për informim


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Publikimi i radhës

OPORTUNIZMI I INTELEKTUALËVE DHE POLITIKA

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

OPORTUNIZMI I INTELEKTUALËVE DHE POLITIKA

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.