• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

Rektori i UT-së u shpreh se për studentët sot është një ditë e fillimeve të reja, një ditë e mbushur me ëndrra, aspirata dhe mundësi të pafundme. Sipas tij, studentët i janë bashkuar një komuniteti që vlerëson jo vetëm përsosmërinë akademike, por edhe rritjen personale, diversitetin dhe përfshirjen.

02/10/2023
| Arsim, Rajon

Përmes një ceremonie solemne, sot Universiteti i Tetovës e filloi zyrtarisht vitin e ri akademik 2023/2024. Në sheshin e Rektoratit të Universitetit, një numër i konsiderueshëm studentësh të rinj, rreth dy mijë, u mirëpritën nga stafi udhëheqës i Universitetit, të cilët u uruan suksese në procesin arsimor-shkencor.

Të pranishmëve mirëseardhje u uroi Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Ai fillimisht i shprehu ngushëllime familjes Zenuni nga fshati Çegran i Komunës së Gostivarit, për ndarjen nga jeta të djalit të tyre, Erion Zenunit, student i vitit të parë në Fakultetin e Shencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, i cili mbrëmjen e së dielës e humbi jetën në një aksident trafiku në afërsi të pikës së pagesës në rrugën Gostivar -Tetovë.

Në vijim të fjalës së tij, Rektori i UT-së u shpreh se për studentët sot është një ditë e fillimeve të reja, një ditë e mbushur me ëndrra, aspirata dhe mundësi të pafundme. Sipas tij, studentët i janë bashkuar një komuniteti që vlerëson jo vetëm përsosmërinë akademike, por edhe rritjen personale, diversitetin dhe përfshirjen. “Tanimë, ju përbëni një mozaik talentesh, kulturash dhe prejardhjesh  të ndryshme që e pasurojnë mjedisin tonë akademik. Në vitet e ardhshme do të hasni edhe në  sfida që do të testojnë vendosmërinë tuaj, por mbajeni mend se, sfidat janë mundësi të maskuara. Nëpërmjet tyre farkëtohet karakteri juaj dhe realizohet potenciali juaj. Universiteti i Tetovës dhe stafi ynë i përkushtuar janë këtu për t’ju udhëhequr dhe mbështetur në këtë udhëtim arsimor – shkencor.  Ne nuk do të jemi thjesht mentorë, por do të jemi partnerë në kërkimin tuaj të dijes dhe mençurisë. Ne do të përpiqemi vazhdimisht që të krijojmë për ju një mjedis më të mirë arsimor dhe t’ju ndihmojmë të arrini qëllimet tuaja akademike. Universiteti i Tetovës, është një institucion serioz i cili ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e studentëve. Nëpërmjet gamës së gjerë të programeve studimore, infrastrukturës dhe resurseve, ne do t’ju ofrojmë juve mundësi të shumta zhvillimi profesional. Secili prej jush sjell një perspektivë dhe talent unik në komunitetin tonë. Idetë tuaja, pasionet dhe zërat tuaj kanë rëndësi të veçantë edhe për ne. Bëhuni pjesëmarrës aktivë në diskutime, klube dhe aktivitete të ndryshme, të cilat organizohen në numër të lartë nga fakultetet e ndryshme të universitetit tonë. Ju në këtë institucion do të keni mundësinë të eksploroni interesa të reja, të ndiqni pasionet dhe të përgatiteni për një të ardhme të ndritur. Kjo është një fazë shumë e rëndësishme në jetën tuaj dhe është një mundësi e madhe për rritje dhe zhvillim personal dhe profesional” tha Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Viti i ri akademik 2023/24, filloi edhe në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Kumanovë, dhe në këtë njësi akdemike të UT-së, studentët u pritën nga Prorektori për Financa, Prof. Dr. Faton Shabani dhe Dekani, Prof. Dr. Llokman Hebibi.

Në ceremoninë kryesore që u mbajt në Rektoratin e UT-së, i pranishëm ishte edhe zv. Ministri i Arsimit, Prof. Dr. Agim Nuhiu, i cili përmes fjalimit të tij i inkurajoi studentët që gjatë studimeve të tyre, të japin më të mirën nga vetja dhe kurrë të mos dekurajohen nga cilado sfidë, sado e madhe të jetë ajo, por të njëjtat t’u shërbejnë si motiv dhe energji shtesë për të arritur realizimin e synimeve të veta. Më pas ai u ndal te bashkëpunimi që ka Ministria e Arsimit me Universitetin e Tetovës. “Ne së bashku me drejtuesit e universitetit e konsoliduam si institucion konviktin studentor duke i dhënë atij profilin insfrastrukturor dhe subjektivitetin juridik. Kapaciteti i tij është prej 300 shtretërish. Sot filluam pagesën e racionit studentor. Përgjatë këtij muaji presim aplikimet për bursë studentore, kurse nga stafi akademik aplikimet për t’i mbështetur në projektet kërkimore-shkencore. Të nderuar profesorë, kolegë dhe miq të mi, për tre vitet e fundit bëmë rritjen e pagave neto të profesorëve në arsimin e lartë për 30%, kurse në 2023 kemi rritur buxhetin e Universitetit të Tetovës për 12%! Rritje të buxhetit kemi parashikuar edhe për vitin 2024! Muaj më parë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut si themeluesi i universiteteve shtetërore, nënshkroi marrëveshje kolektive me një universitet shtetëror të vendit tonë. Ju siguroj me përgjegjësinë dhe me kompetencë të një profesori të drejtësisë, së MASH se normat dhe kriteret e reja si pjesë e qarkullimit juridik do të zbatohen në kohën e njëjtë dhe për të gjitha universitetet shtetërore! Sipas kësaj marrëveshjeje në vitin 2024 dhe 2025, do të arrijmë deri në rritjen e konsiderueshme të pagave të të punësuarve në universitete, me çka do të kontribuohet në zhvillimin më cilësor të shkencës dhe arsimit sipëror, e tëra në interes të studentëve dhe shtetit. Prandaj do të vazhdojmë të jemi bashkë në hapirimet tona për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, për ndërkombëtarizimin në shkallë më të madhe të universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkuruese në tregun e BE-së dhe më gjërë” theksoi zv. Ministri i Arsimit, Prof. Dr. Agim Nuhiu.

Në përmbyllje të këtij aktiviteti, në shenjë simbolike u bë edhe ndarja e indeksave për studentët e rinj nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri dhe zv. Ministri i Arsimit, Prof. Dr. Agim Nuhiu.

 


Publikimi i mëparshëm

AGRESIONI I MBËSHTETUR NGA BEOGRADI E SHNDËRRON DIALOGUN NË TEATËR ABSURD

Publikimi i radhës

Në UT filloi Java e veçantë studimore, do të eksplorohen karakteristikat socio-kulturore të fshatrave të Malësisë së Sharrit

Publikimi i radhës

Në UT filloi Java e veçantë studimore, do të eksplorohen karakteristikat socio-kulturore të fshatrave të Malësisë së Sharrit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.