• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në manifestimin tradicional kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”

26/08/2023
| Arsim, Maqedoni

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në edicionin e tretë të manifestimit tradicional kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”, i cili u organizua në Shkup nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ky manifestim përkon me 113-vjetorin e lindjes dhe 26 vjetorin e ndërrimit nga jeta të Nënë Terezës dhe organizohet në bashkëpunim me disa institucione nga vendi ynë dhe Republika e Kosovës, ku do të përfshijë një gamë aktivitetesh në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe Prizren, dedikuar veprimtarisë jetësore të Gonxhe Bojaxhiut, Shenjtores Nënë Tereza.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli u shpreh se ne jemi me fat që i takojmë kombit të Nënë Terezës, të cilin Ajo e përfaqësoi me vlerat dhe virtytet që sot i njeh e gjithë bota. “Në Universitetin e Tetovës, ne kemi organizuar ngjarje dhe aktivitete të panumërta me karakter arsimor dhe shkencor, kemi shënuar përvjetorë të ndryshëm të historisë sonë kombëtare, kemi përuruar botime, revista dhe vepra të rëndësishme të personaliteteve më eminentë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, mirëpo ndihemi të lumtur si asnjëherë më parë, që Universiteti ynë i ka kushtuar një veprimtari shkencore – shenjtërimit (4 shtator 2016), të Nënë Terezës, nobelistes, shenjtores shqiptare, humanistes më të madhe që ka njohur bota. Shenjtërimi i Nënë Terezës përjetësoi vlerat e personalitetit të saj me përmasa gjigante, shenjtores që jetoi mes njerëzish, që ua mësoi atyre bujarinë, zemërgjerësinë, bamirësinë, dhembshurinë, mëshirën dhe altruizmin. Për shenjtoren e dashurisë, të urtësisë dhe mëshirës, personalitete të mbarë botës kanë dhënë vlerësimet më të larta, për të janë publikuar me qindra studime e vështrime në revistat më prestigjioze të botës, janë botuar dhjetëra libra për veprimtarinë, humanizmin dhe dashurinë e saj të pakufishme”, tha mes tjerash Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Rektori i UT-së, në përmbyllje të fjalës së tij tha se, Nënë Tereza personifikon shembullin më tipik të qytetërimit dhe humanizmit të shekullit të saj, si një gjeni universale sa shqiptare edhe botërore, sa tokësore edhe qiellore. Andaj, e kemi detyrim kombëtar ta mbrojmë, kujtojmë e nderojmë emrin dhe figurën e saj me përmasa universale. Për personalitetin dhe kontributin e Nënë Terezës, në misionin e saj, vlerësimet e tyre i dhanë edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, Prof. Dr. Skender Hasani, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së vendit tonë, Artan Grubi dhe Don Lush Gjergji.

Zyra për informim

 


Publikimi i mëparshëm

Në UT më 28 gusht do të fillojë afati i parë i regjistrimit të studentëve

Publikimi i radhës

ALBANOFOBIA SERBE

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

ALBANOFOBIA SERBE

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.