• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

UT e shënoi 247-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se, Universiteti ynë për çdo vit tradicionalisht e shënon Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, njërit nga aleatët tanë, i cili njëkohësisht ka kontribuar mjaft në zhvillimin e UT-së dhe të çështjes tonë kombëtare shqiptare në përgjithësi.

04/07/2023
| Aktuale, Bota

Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Kulturës Fizike, edhe këtë vit për nder të 4 Korrikut e organizoi turneun tradicional të volejbollit në rërë.

Dekania e këtij fakulteti, Prof. Dr. Shpresa Memishi në hapje të këtij manifestimi u shpreh se, përmes këtij aktiviteti sportiv, studentët, stafi akademik dhe të punësuarit e tjerë në universitet dëshirojnë që t’i bashkëngjiten festës së Pavarësisë së SHBA-ve, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për ruajtjen e miqësisë së përhershme mes popullit shqiptar dhe atij amerikan.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se, Universiteti ynë për çdo vit tradicionalisht e shënon Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, njërit nga aleatët tanë, i cili njëkohësisht ka kontribuar mjaft në zhvillimin e UT-së dhe të çështjes tonë kombëtare shqiptare në përgjithësi. “Është kënaqësi për ne, që sot që ta shënojmë 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, dëshiroj që të gjithëve tua uroj këtë festë të madhe. Universiteti ynë këtë datë e shënon me aktivitete sportive, konkretisht përmes turneut të volejbollit në rërë. Çdo mbështetje nga SHBA-të ka një peshë dhe një vend të veçantë për ne, dhe ne si institucion, por edhe si shqiptarë, do të vazhdojmë ta ruajmë këtë aleancë me SHBA-të dhe popullin amerikan. Për ne është shumë e rëndësishme përfshirja e të rinjve në aktivitete të ndryshme dhe sot në këto lojëra kryesisht të rinj e të reja janë angazhuar që ky manifestim të jetë sa më i  bukur”, theksoi mes tjerash Rektori i UT-së, Prof. Dr Jusuf Zejneli.

Në përmbyllje të këtij turneu, drejtuesit e Universitetit të Tetovës, dhe përfqësuesit e Këndit Amerikan në Tetovë ndanë certifikata për lojtarët pjesëmarrës në këtë turne.


Publikimi i mëparshëm

142 vjet më parë u nda nga jeta veprimtari i Rilindjes Kombëtare Hasan Tahsini

Publikimi i radhës

Sot e përkujtojmë ndarjen nga jeta të Aleks Budës, kryetarit të parë të ASHSH-së

Publikimi i radhës

Sot e përkujtojmë ndarjen nga jeta të Aleks Budës, kryetarit të parë të ASHSH-së

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.