• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Studentët e Universitetit të Tetovës morën pjesë në Konferencën Shkencore Studentore Ndërkombëtare që u mbajt në Universitetin e Tiranës

Universiteti i Tetovës paraqet fortesë për mbrojtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës shqipe. Roli i tij, përveç se të krijojë kuadro të rinj shqiptarë, është që edhe ta mbajë gjallë frymën shqiptare në trojet lindore etnike shqiptare.

30/05/2023
| Arsim, Maqedoni, Shqipëri

Studentët e Fakultetit Filozofik – Programi studimor i Historisë (18 dhe 19 maj 2023) ishin pjesëmarrës në Konferencën Shkencore Studentore Ndërkombëtare ,,Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj – UT flet me zërin e studentëve”, e cila i bashkoi të gjithë studentët nga trojet etnike shqiptare dhe jo vetëm. Në këtë veprimtari shkencore studentët tanë u paraqitën me dy kumtesa me grupe autorësh.

Punimi i parë ishte ”Roli dhe rëndësia e Universitetit të Tetovës për shqiptarët e Maqedonisë (1994-2004)” nga Kudret Ferizi dhe Erland Shaini. Aty trajtohej zanafilla e themelimit të Universitetit të Tetovës, protestat dhe demonstratat, ligjëratat e para dhe puna e Universitetit të Tetovës deri në zyrtarizimin e tij. Në këtë kumtesë mes tjerash u tha:

“Idealistët e themelimit të Universitetit nuk hoqën dorë nga legalizimi, më në fund edhe e arritën atë. Ishte iniciuar debat parlamentar për zyrtarizimin e Universitetit të Tetovës. Më datë 21 janar 2004, në seancën e 51-të të Kuvendit të RM-së, me 68 vota ,,për,, u miratua Ligji për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Universiteti i Tetovës paraqet fortesë për mbrojtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës shqipe. Roli i tij, përveç se të krijojë kuadro të rinj shqiptarë, është që edhe ta mbajë gjallë frymën shqiptare në trojet lindore etnike shqiptare.”

Punimi i dytë ishte “Shpërngulja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në intervalin kohor 1953-1955” nga Ariton Salihu, Suada Bajrami dhe Hixhret Abdili. Kryesisht trajtuan shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi në vitet 1953-1955 dhe shkaqet që i paraprinë kësaj shpërngulje dhe shpërnguljeve të tjera të mëparshme në kohëra të ndryshme. Në këtë kumtesë u tha: “Marrëveshja ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë për shpërnguljen e popullit shqiptar, turk dhe boshnjak u nënshkrua në vitin 1953. Ndërmjet viteve 1945-1953 shpërngulja e shqiptarëve nuk ka qenë e theksuar. Pala jugosllave gjatë vitit 1951 në bisedimet e para paraprake jugosllave-turke, me këmbëngulje do të insistojë që të implementohet marrëveshja ndërshtetërore e vitit 1938, e cila nuk u ratifikua nga pala turke, edhe pse qysh atëherë qeveria mbretërore jugosllave insistonte që marrëveshja të ratifikohet. Por, menjëherë në bisedimet e para bilaterale jugosllave-turke, qeveria turke do të nxitet që të ratifikohet marrëveshja e vitit 1938, pasi që në qeverinë jugosllave në intervalin kohor 1945-1951 ministër pa portofol do të jetë antishqiptari i përbetuar Vasa Çubrilloviqi, i cili me këmbëngulje do të kërkojë dhe insistojë që një gjë e tillë të realizohet sa më shpejt. Insistimi i tij ka qenë aq i madh, saqë edhe vetë mareshali Josip Broz Tito e pranoi sugjerimin e tij. Në Split, në vitin 1953 do të nënshkruhet marrëveshja mbi shpërnguljen e shqiptarëve, turqve dhe boshnjakëve. Këtë akt të turpshëm gjenocidal do ta nënshkruajnë kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe ministri i punëve të Jashtme i Turqisë, Fuad Kyprili.”

Kjo ngjarje shërben si një urë lidhëse mes studentëve të dy universiteteve, Universitetit të Tetovës dhe atij të Tiranës. Studentët kaluan shkëlqyeshëm në këtë konferencë dhe e falënderuan Universitetin e Tiranës për nderin dhe kujdesin e treguar.


Publikimi i mëparshëm

Në UT u prezantua portreti letrar i shkrimtarit Skender Sherifi

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës  u promovua libri “Të lirë” i Lea Ypit, shkrimtares dhe filozofes së njohur me renome ndërkombëtare

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës  u promovua libri “Të lirë” i Lea Ypit, shkrimtares dhe filozofes së njohur me renome ndërkombëtare

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.