• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i takoi studentët e gazetarisë të Universitetit të Tetovës

Synimi i kësaj vizite ishte që, studentët tanë të njihen më së afërmi me punën praktike nëpër institucionet e Republikës së Shqipërisë, deklaroi Prof. Dr. Dashmir Idrizi, pasi ajo që u është ligjëruar gjatë 4 viteve të kaluara në aspektin teorik, studentët të arrijnë ta shohin edhe në praktik; të njihen me punën në televizion, siç ishte TVSH, dhe Top-Chanel, pastaj vizita tek Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), e cila ka një traditë mbi 100 vjeçare.

19/05/2023
| Aktuale, Maqedoni, Shqipëri

Studentët e Programit studimor të Gazetarisë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, të shoqëruar nga disa studentë te Fakultetit të Edukatës Fizike, bashkë me profesorët e tyre, Prof. Dr. Dashmir Idrizi dhe Prof. Dr. Astrit Memia, gjatë ditës së enjte realizuan një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Synimi i kësaj vizite ishte që, studentët tanë të njihen më së afërmi me punën praktike nëpër institucionet e Republikës së Shqipërisë, deklaroi Prof. Dr. Dashmir Idrizi, pasi ajo që u është ligjëruar gjatë 4 viteve të kaluara në aspektin teorik, studentët të arrijnë ta shohin edhe në praktik; të njihen me punën në televizion, siç ishte TVSH, dhe Top-Chanel, pastaj vizita tek Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), e cila ka një traditë mbi 100 vjeçare.

Fillimisht, studentët u pritën nga Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili u uroi mirëseardhje studentëve dhe u premtoi bashkëpunim në të ardhmen. Ai u shpreh se, e ardhmja është në duart tuaja dhe dyert e presidencës do të jenë gjithmonë të hapura për studentët e Universitetit të Tetovës, pasi ai është një institucion që i ka themelet në gjak dhe është krijuar me sakrificë të madhe.

Nuk munguan as pyetjet e studentëve, të cilat kishin të bëjnë me situatën aktuale në Maqedoninë Verore, në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit në përgjithësi. Vlen të theksohet se, ishin të parët studentët e UT-së si vizitorë të jashtëm që e vizituan kryetarin e shtetit prej ardhjes së tij në këtë detyrë.

Më pas, studentët e vizituan Pallatin e Brigadave, që njihet ndryshe si rezidenca e mbretit Ahmet Zogu, aty u pritën nga drejtoresha, Elmiara Xhula, e cila i shoqëroi dhe ua mundësoi studentëve të UT-së që të njihen me çdo cep të objektit, madje ua tregoi edhe pasqyrën e thyer të dhomës së mbretit Zog, e cila ruhet me fanatizëm, e cila është krisur si rezultat i njërit nga atentatet e bëra ndaj tij.

Studentët tonë, gjatë vizitës në Tiranë realizuan një takim të frytshëm edhe me përgjegjësen e Parlamentin e Shqipërisë, Migeba Dushku, e cila ua mundësoi studentëve të njihen pothuajse me të gjitha sallat e komisioneve ligjvënëse të Parlamentit, ku më në fund edhe shkëmbyen mendime rreth punës dhe mbarëvajtjes së seancave të komisioneve parlamentare të Kuvendit e Shqipërisë.

Vizita në Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare e shtoi kureshtjen e studentëve, të cilët arritën të njihen me atë se si kanë funksionuar në kohën e sistemit monistë dhe si funksionojnë sot mediumet. Kryeredaktorja e TVSH-së, Mimoza Haxhia, dhe Drejtoresha e lajmeve dhe e multimedias e ATSH-së, Almarina Gegvataj, në mënyrë të hollësishme bënë përshkrimin e punës në këto media kombëtare dhe njëkohësisht folën edhe për digjitalizimin e tyre.

Ato thanë se këto media kombëtare veprojnë në bashkëpunim permanent me mediet simotra në Ballkan dhe në botë.

Në fund të vizitës, studentët e gazetarisë patën fatin ta vizitojnë edhe televizionin kombëtar satelitor Top-Chanel, i cili konsiderohet si njëri ndër mediumet e para të pavarura në Shqipëri. Aty, studeneetët u pritën nga redaktorja përgjegjëse, Erina Matraxhiu, e cila i shoqëroi studentët gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Top Chanel, pasi ua prezantoi pikat e montazhit, studiot ku zhvilloheshin lajmet e drejtpërdrejta, emisionet debatuese etj. Ajo, më pas doli edhe i njoftoi studentët më për së afërmi edhe me studiot e emisioneve, siç janë: E diela, Pesë në pesë, Përputhen, Big Brother etj.

Studentët patën mundësi të vizitojnë edhe Institutin për qeverisje të mirë, ku u pritën nga drejtori, Arben Çejku, i cili më herët ishte ambasador i Shqipërisë në RMV, me të cilin shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale ne Shqipëri dhe më gjerë.

Me këtë u përmbyll edhe një aktivitet i suksesshëm i studentëve të gazetarisë të Universitetit të Tetovës në institucionet dhe mediet e Republikës së Shqipërisë.


Publikimi i mëparshëm

Shoqata “Ars Albanica” dhe Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës e organizuan Simpoziumin IV “Gjurmë në kohë”

Publikimi i radhës

MODELE ASOCIACIONESH QË NUK PËRKOJNË ME REALITETIN KOSOVAR

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

MODELE ASOCIACIONESH QË NUK PËRKOJNË ME REALITETIN KOSOVAR

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.