• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Fakultetet teknike, i Universitetit të Tetovës, i Universitetit të Prishtinës dhe i Universitetit Politeknik të Tiranës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Parashihet që të realizohen projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime të stafit hulumtues dhe mësimdhënësve e  studentëve, organizim të konferencave  dhe botimeve shkencore, seminare simpoziume e të tjera.

17/03/2023
| Arsim, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, sot me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim udhëheqësit e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe  të Fakultetit të Arkitekturës nga Universiteti i Prishtinës.

Ky takim kishte për qëllim nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes universiteteve në fushën e arkitekturës dhe atë të urbanistikës. Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti i përgëzoi dekanët e fakulteteve përkatës për këtë iniciativë të ndërmarrë dhe njëherësh theksoi se, universiteti ynë është i hapur dhe në çdo projekt në të ardhmen mund ta konsiderojnë si partner bashkëpunimi.

Po ashtu, në këtë takim, dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Enis Jakupi, i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Armand Vokshi, si dhe dekania e Fakultetit të Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Violeta Nushi, nënshkruan marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit.

Marrëveshja në fjalë parasheh që fakultetet nënshkruese të angazhohen për bashkëpunim shkencor dhe arsimor. Parashihet që të realizohen projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime të stafit hulumtues dhe mësimdhënësve e  studentëve, organizim të konferencave  dhe botimeve shkencore, seminare simpoziume e të tjera. Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve, pjesëmarrje në programet ndërkombëtare, si dhe shumë aktivitete në të cilat palët do të vlerësojnë se duhet të bashkëpunohet.


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Zagrebit e thellojnë bashkëpunimin arsimor-shkencor

Publikimi i radhës

NË VEND QË TË MBËSHTETET PËR MURI, SERBIA SHPËRBLEHET ME TERRITOR

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

NË VEND QË TË MBËSHTETET PËR MURI, SERBIA SHPËRBLEHET ME TERRITOR

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.