• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Konferencë kushtuar 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit / Prof. Dr. Berton Sulejmani nga UT-ja referoi për “Gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut sot”

Profesor Sulejmani, krahas kornizës ligjore të gjuhës shqipe në RMV dhe arritjeve dhe problemeve rreth zotërimit të shqipes standarde që nga viti 1972 e deri më sot, tregoi edhe qëndrimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut rreth njësimit të gjuhës shqipe, përkatësisht standardizimit të saj.

18/11/2022
| Arsim, Rajon

Me rastin e 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizuan
konferencën shkencore me temë “Shqipja standarde sot”. Punimet e konferencës u zhvilluan në Akademinë e Kosovës.
Dekani i Fakultetit Filologjik, prof. dr. Berton Sulejmani, lexoi kumtesën me titull “Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut sot” (shqipja standarde dhe statusi i pabarabartë i shqipes me maqedonishten). Profesor Sulejmani, krahas kornizës ligjore të gjuhës shqipe në RMV dhe arritjeve dhe problemeve rreth zotërimit të shqipes standarde që nga viti 1972 e deri më sot, tregoi edhe qëndrimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut rreth njësimit të gjuhës shqipe, përkatësisht standardizimit të saj. Deri në ditët e sotme, shqipja standarde, nuk është kontestuar as nga qarqet intelektuale e as nga masat e gjera të popullit shqiptar. Ky qëndrim nuk ka të bëjë me atë se e përvetësojnë pa vështirësi dhe se e zbatojnë ashtu siç duhet, madje as nuk e idealizojnë, por ky qëndrim gjysmëshekullor mbështetet në rrethanat në të cilat kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët në RMV dhe të vetëdijshëm për rolin e tij të madh gjuhësor e jashtëgjuhësor. Shqiptarët, edhe pse kanë dy shtete në Ballkanin Perëndimor, nuk duhet të kenë dhe të krijojnë as dy letërsi e as dy gjuhë, por një gjuhë, gjuhën shqipe të njësuar, theksoi prof. dr. Berton Sulejmani në fund të kumtesës.

Publikimi i mëparshëm

Gjuha shqipe sot

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës e organizuan edicionin XIX të Festivalit Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës e organizuan edicionin XIX të Festivalit Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.