• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Profesorët dhe studentët e FTUU-së të Universitetit të Tetovës e përmbyllën me sukses vizitën studimore në Shqipëri

Në kuadër të kësaj vizite studentët dhe profesorët e FTUU-së zhvilluan edhe disa takime zyrtare me drejtues fakultetesh dhe pronarë kompanish të njohura që merren kryesisht me prodhimin e miellit dhe produkteve të miellit si dhe kompani për prodhimin e lëngjeve.

13/05/2022
| Arsim, Maqedoni, Shqipëri

Studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës, bashkë me stafin e pedagogëve të udhëhequr nga Prof. Dr. Xhezair Idrizi, prej 10 -12 maj 2022, realizuan një vizitë me karakter studimor në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të kësaj vizite studentët dhe profesorët e FTUU-së zhvilluan edhe disa takime zyrtare me drejtues fakultetesh dhe pronarë kompanish të njohura që merren kryesisht me prodhimin e miellit dhe produkteve të miellit si dhe kompani për prodhimin e lëngjeve.

Takimi i parë u realizua me Prof. Dr. Kapllan Sulajn, dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në këtë takim pune, përpos Prof. Dr. Xhezair Idrizit nga FTUU-ja ishin të pranishëm edhe: Prof. Dr. Gafur Xhabiri, Prof. Dr. Ismail Ferati, Prof. Dr. Namik Durmishi, Mr.Sc. Hava Miftari, Mr.Sc. Durim Alija dhe  punonjësit e administratës së këtij fakulteti.

Analiza e rezultateve të arritura arsimore – shkencore nga marrëveshjet dhe memorandumet në fuqi mes dy fakulteteve dhe mundësia e ripërtëritjes së tyre në funksion të vijimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen – u diskutua në këtë takim pune.

Ideja për fuqizimin e bashkëpunimit u përshëndet nga përfaqësuesit e dy njësive akademike dhe u konstatua se vetëm përmes forcimit të marrëdhënieve institucionale, universitetet mund të pretendojnë të arrijnë zhvillim dhe përparim në shumë sektorë me theks të veçantë edhe në lëmin e bioteknologjisë dhe ushqimit.

Një tjetër takim i rëndësishëm që kishte në fokus intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional u zhvillua edhe nga departamenti Teknologjisë Ushqimore i Universitetit “Qiriazi” –Tiranë. Studentët dhe profesorët tanë në këtë departament u pritën nga shefi i këtij dikasteri, Prof. Dr. Abdyl Sinani.

Në agjendën e vizitës së pedagogëve dhe studentëve të FTUU-së ishte edhe vizita në Qendrën e Kërkimit të Ushqimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës,  në fabrikën për prodhimin e miellit dhe produkteve të miellit “Atlas”- Tiranë dhe në Birrarinë “Stela &Co” në Tiranë.

Sipas drejtuesve të FTUU-së të Universitetit të Tetovës vizita e lartpërmendur u realizua me sukses sepse gjatë qëndrimit treditor në Shqipëri,  profesorët tanë shkëmbyen ide, mendime për realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore në të ardhmen, ndërkaq studentët përfituan njohuri për prodhimin teknologjik bashkëkohor të produkteve të miellit dhe të lëngjeve.


Publikimi i mëparshëm

KONFUCIANIZMI

Publikimi i radhës

UT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Insbrukut të Austrisë

Publikimi i radhës

UT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Insbrukut të Austrisë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.