• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së e thellon bashkëpunimin me fakultete prestigjioze ndërkombëtare

08/04/2022
| Arsim, Rajon

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e vijon bashkëpunimin e suksesshëm me universitete të ndryshme ndërkombëtare.

Në kuadër te projektit ndërkombëtar CEEPUS, një delegacion i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, i kryesuar nga prodekani për shkencë, Prof. Dr. Erhan Sulejmani dhe Prof. Dr. Gafur Xhabiri, së bashku me studentët Adis Veliu dhe Rihan Abdyrahmani e vizituan Universitetin të Segedinit në Hungari.

Vizita në këtë universitet u realizua me rastin e 60-vjetorit të Fakultetit të Inxhinierisë dhe 440-vjetorin e themelimit të Universitetit të Segedinit. Me këtë rast, profesorët dhe studentët tanë gjithashtu morën pjesë me punimet e tyre edhe në konferencën ndërkombëtare ICOSTEE 2022, të përfaqësuar nga shumë vende, si Serbia, Rumania, Shqipëria, Tunizia, Sri Lanka, Turqia, Sllovakia, Portugalia, Kosova dhe Kazakistani.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, ditë më parë, me ftesë të prodekanit për shkencë, Prof. Dr. Erhan Sulejmanit, Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës e vizitoi profesoresha e Fakulteti të Shkencave Ushqimore dhe Nutricionit, Prof. Dr. Magdalena Człapka-Matyasik nga Universiteti i Shkencave Jetësore nga Poznani i Polonisë. Ajo, me këtë rast, para studentëve të këtij fakulteti mbajti një ligjëratë, me temë: “Ëmbëltuesit dhe varësia”.

Pas përfundimit të ligjëratës, Prof. Dr. Magdalena Człapka-Matyasik realizoi një takim me dekanin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhabir Abdullahi. Me këtë rast, dekani Prof. Dr. Xhabir Abdullahi e falënderoi Prof. Dr. Magdalena Człapka-Matyasik për vizitën, duke uruar që në të ardhmen të intensifikohet sa më shumë bashkëpunimi mes dy fakulteteve në projekte të ndryshme. Ata u marrën vesh që bashkërisht të angazhohen për punim me shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik, si dhe për zhvillimet e fundit në dy fakultetet përkatëse, ku prioritet iu dha harmonizimit të programeve studimore bazuar në kërkesat dhe nevojat e shkëmbimit të studentëve dhe zhvillimin e kurrikulave të përbashkëta.


Publikimi i mëparshëm

SAMUEL HUNTINGTON – „PËRPLASJA E QYTETËRIMEVE”

Publikimi i radhës

Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë nga Austria e vizituan Universitetin e Tetovës

Publikimi i radhës

Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë nga Austria e vizituan Universitetin e Tetovës

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.