• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri e vizitoi Universitetin e Tetovës

Në këtë takim pune u diskutua për veprimtarinë arsimore-shkencore që e zhvillon Universiteti i Tetovës, projektet kërkimore-shkencore, bashkëpunimin ndëruniversitar me universitetet nga vendi dhe më gjerë.

26/01/2022
| Arsim, Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës, sot qëndroi për vizitë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Në UT ministri u prit nga Rektori Prof. Dr. Reshat Qahili, prorektori për Arsim, Prof. Dr. Vullnet Ameti, prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Sekretari i përgjithshëm, Jur. dipl. Adem Beadini dhe Prof. Dr. Faton Shabani, profesor në Fakultetin Juridik.

Në këtë takim pune u diskutua për veprimtarinë arsimore-shkencore që e zhvillon Universiteti i Tetovës, projektet kërkimore-shkencore, bashkëpunimin ndëruniversitar me universitetet nga vendi dhe më gjerë. “Fillimisht ju urojmë për emërimin tuaj në këtë dikaster tejet të rëndësishëm për vendin, shoqërinë dhe zhvillimin e përgjithshëm. Ne edhe më herët kemi pasur një bashkëpunim korrekt me dikasterin që ju tashmë e drejtoni dhe besojmë se të njëjtin bashkëpunim do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen duke i intensifikuar marrëdhëniet institucionale në më shumë fusha, si në arsim, shkencë, por edhe në investimet infrastrukturore. Universiteti ynë e përmbylli semestrin e kaluar sipas parashikimeve dhe arritëm që edhe përskaj zhvillimeve me pandeminë Covid-19, ne i realizuam të gjitha objektivat e procesit mësimor duke mos lënë anash edhe veprimtari të tjera në lëmin e kërkimeve shkencore, si dhe aktivitete të tjera me interes për arsimin e lartë”, theksoi Rektori Prof. Dr. Reshat Qahili.

Rektori, po ashtu e njoftoi ministrin edhe me punën intensive që e zhvillon Universiteti i Tetovës në projekte hulumtuese, si konferenca dhe kongrese shkencore, botimin e edicioneve të radhës të revistave shkencore të të gjithë fakulteteve, si dhe bashkëpunime të tjera në funksion të avancimit të hulumtimeve shkencore. Në përmbyllje të fjalës së tij, Rektori Prof.Dr. Reshat Qaili e falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për përfundimin e punimeve në ndërtimin e Konviktit të Studentëve, i cili pritet të jetë në shërbim të studentëve vitin e ardhshëm akademik.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri e përgëzoi udhëheqjen e universitetit për menaxhimin me sukses të veprimtarisë së përgjithshme, sidomos realizimin e procesit mësimor-shkencor në të gjitha njësitë akademike të UT-së. Pandemia Covid-19 e ka vështirësuar punën e punonjësve të arsimit në të gjitha ciklet, por falë angazhimit, përkushtimit të drejtuesve të institucioneve arsimore është përmbyllur gjysmëvjetori i parë i vitit akademik 2021/2022. Në këtë drejtim universiteti juaj meriton të përgëzohet për përfundimin me sukses të ligjëratave në semestrin dimëror dhe urojmë që edhe këtë semestër që do të fillojë të zhvillohet pa pengesa të mëdha. Në prononcimin e tij për mediet, ministri i Arsimit dhe Shkencës deklaroi se ky universitet, i cili funksionon me sukses, përparon dhe zhvillohet tani më 27 vjet me radhë, por edhe të gjithë të tjerët do ta ruajnë entuziazmin në këtë periudhë krize dhe do të vazhdojnë të krijojnë breza nga të cilët presim të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, breza që do të përgatiten mirë, do të marrin gradualisht rolet e të rriturve dhe do të jenë bartës të proceseve dhe ndryshimeve shoqërore.

Vizita e ministrit të Arsimit dhe Shkencës pritet që t’u hap rrugë edhe shumë projekteve të tjera që kanë të bëjnë me investime në infrastrukturë, laboratorë, dhe pajisje teknologjike në kabinete të ndryshme në Universitetin e Tetovës.


Publikimi i mëparshëm

Fundi i pandemisë…sinjale shpresëdhënëse nga OBSH

Publikimi i radhës

Asistenti i UT-së Mr. Sc. Dardan Dehari do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022

Publikimi i radhës
Në prag të udhëtimit për në Republikën e Kinës, skiatori Dardan Dehari sot u prit nga rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili dhe prorektori për arsim, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Asistenti i UT-së Mr. Sc. Dardan Dehari do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.