Mr. Sc. Ismet Jonuzi-Krosi – Të shkruhet për Daut Zeqirin është më vështirë se të shkruhet për një figurëtë njohur politike, qoftë dhe kryetar apo kryeministër Shteti! Kjo, jo vetëm për faktin sepse kryetari dhe kryeministri, si figura politike, lënë pas vete veprimtari protokolare, por sepse modestia e Daut Zeqirit në veprimtarinë e tij kombëtare dhe patriotike ka bërë që ai mos të bie në sy.
Duke qenë njohës i mirë i veprimtarisë së Daut Zeqirit, që nga ditët e para kur edhe filloi veprimtarinë patriotike dhe kombëtare, si dhe duke e njohur modestinë e tij të tepruar, vendosa të shkruaj një pjesë të veprimtarisë së Tij. Lindi në fshatin Shemshovë të Pollogut, ku dhe kreu shkollën fillore. Në Tetove kreu shkollën e mesme, ndërsa në vitin 1979, Daut Zeqiri, në moshë shumë te re, si të gjithë shqiptarët tjerë, u detyrua të merr rrugën e kurbetit. Padyshim se kurbeti është kurbet, por nuk do ishte i njëjtë për Dautin nëse do shkonte në një vend ku fillimisht do ndihej shurdhmemec, si shumë kurbetqarë shqiptarë, dhe të shkonte në Kosovë, ku flitej shqip dhe do të ndihej si në vendlindje!
Në Kosovë Daut Zeqiri, përveç punës që bënte, filioi të krijonte edhe miqësi. Populli thotë “ku të dhemb dhëmbi, të shkon gjuha” Edhe Daut Zeqiri, si shumë patriot shqiptarë, në moshë të re e ndjeu në shpirt dhimbjen e popullit në pjesë të okupuara shqiptare. Kështu preferonte të krijonte miqësi me ato që brenda tyre “kishin të njëjtën dhimbje”, çlirimin e plotë të tokave shqiptare nga okupatorët. Miku i parë që e takoi, i cili vuante nga e njëjta sëmundje, ishte Azem Sylën (daja), nga i cili forcoi bindjen patriotike për çlirimin e tokave shqiptare dhe Gani Syla, përmes të cilit njohu edhe kushëririn e tij.
Ishte fati i mirë për Daut Zeqirin që njohu Gani dhe Azem Sylën, por fati i keq sepse nuk vonoi shumë, nga njohja e tyre, ato u burgosën nga pushteti okupator. Azem Syla lirohet nga burgu në vitin 1987, ku bashkë me Daut Zeqirin vazhduan aktivitetin atje ku e kishin lënë para se të burgoset. Kështu vazhduan të vizitojnë pjesë të ndryshme të Kosovës. Vizituan Dugagjinin, Llapin, Gjilanin, Ferizajin dhe Kaçanikun,ku u takuan dhe biseduan me shumë veprimtarë lokalë. Në vitin 1988 filloi një fazë tjetër e rezistencës kundër pushtuesit. Ndoshta ky është edhe viti kur pushtuesi filloi të frikësohet për humbjen e Kosovës, prandaj filluan përgatitjen për suprimimin e autonomisë edhe ashtu të cunguar të Kosovës. Në këtë kohë lindi nevoja që grupet e patriotëve shqiptarë, nga të gjitha trevat shqiptare, të kalojnë në një fazë tjetër të rezistencës ndaj pushtuesit. Pra filloi edhe armatimi i një strukture të caktuar në Kosovë dhe jo vetëm. Gjendja e krijuar në pjesët shqiptare sa shkonte e vështirësohej. Okupatori çdo ditë që kalonte e shtonte dhunën, si dhe arrestonte jo vetëm aktivistë të lëvizjes për çlirim por edhe qytetar të pafajshëm shqiptar. Kjo ishte faza kur Daut Zeqiri, duke ndjekur këshillat e Azem Sylës, të ndihmojnë në blerjen e armëve. Gjendja e rëndë ekonomike nuk lejonte që çdo patriot shqiptar, që ishte i gatshëm të luftojë, të paguante armën! Prandaj ata që kishin mundësi ekonomike më të mirë, ndihmonin me armë edhe ata që nuk kishin mundësi të paguanin armën.
Fitiimisht, Daut Zeqiri dhe Azem Syla, si qendër për grumbuliimin e armatimit e përdorën shtëpinë e Ali Ahmetit në Zajaz të Kërçovës. Atje, edhe pse Ali Ahmeti ishte në Zvicër, bashkëpunuan me Nënën e tij, një burrëreshë e vërtetë shqiptare. Ajo e priste dhe përcjellte armatimin për në Kosovë. Kjo pistë e armatimit nga Maqedonia vazhdoi deri në vitin 1993 deri kur në Maqedoni ndodhi afera e armëve. Në këtë kohë, gjatë aferës së armëve në Maqedoni, pati edhe aktivistë të burgosur si në Maqedoni ashtu dhe në Kosovë, prandaj u bë i pamundshëm bartja e armëve nga Kërçova për në Kosovë.
Pas burgosjes së disa aktivistëve Azem Syla largohet nga Kosova. Ai fiilimisht vendoset në shtëpinë e Daut Zeqirit në fshatin Shemshovë të Tetovës, në Maqedoni, për të kaluar pastaj në banesën e Fehmi Fazliut, po nga Shemshova, ku qëndroi një kohë të gjatë. Më vonë shkoi në Shqipëri prej nga kaloi në Zvicër ku do të vazhdoj, bashkë me Ali Ahmetin dhe të tjerë, aktivitetin patriotik dhe kombëtar për çlirimin e tokave shqiptare.
Në vitin 1994 Daut Zeqiri takohet në Tiranë me Ali Ahmetin dhe Azem Sylën, të cilët kishin ardhur nga Zvicra për të ndihmuar në forcimin e rezistencës së shqiptarëve kundër okuptarit sërb. Në takim u bisedua për mobilizim të përgjithshëm, brenda dhe jashtë trevave shqiptare, për të ndihmuar luftën e UÇK-së kundër pushtuesit.
Pas takimit Azem Syla dhe Ali Ahmeti u kthyen në Zvicër, ndërsa Daut Zeqiri vazhdoi rrugën për aktivitet në Itali. Daut Zeqiri, sapo plasi afera e armëve në Maqedoni, kaloi në Kosovë ku njihet me Xheladin Gashin-Plakun, Selman Krasniqin dhe Hysen Zogianin, me të cilët vazhduan aktivitetin deri në burgosjen e Nait Asanit. Kështu Xheladin Gashi-Plaku dhe Selman Krasniqi që tashmë ishin në ilegaiitet, në vitin 1998 bashkë me Daut Zeqirin shkojnë në Kukës për të takuar anëtarë të SHIP; Azem Sylën, Jashar Salihun, Rexhep Selimin, Hamëz Morinën. Qëliimi i atij takimi ka qenë që edhe grupi i tyre të kalojnë në pjesën e uniformuar të UÇK-së. Nga grupi i Azem Sylës kanë marrë përgjigje të prerë se UÇK-ja ka nevojë të jeni në Kosovë. Ndërsa sugjerohet që Daut Zeqiri të vazhdon aktivitetin në Maqedoni.
Pas dy ditë qëndrimi në Kukës, kthehen në Kosovë për të vazhduar aktivitetin. Në korrik 1998, në rrethana të panjohura, Hysen Zogiani zhduket, ndërsa, nga fundi i muajit gusht, Daut Zeqiri, 24 orë pasi kthehet në Maqedoni, arrestohet. Me procedure të shpejtuar, për 15 ditë, dënohet me 5 vite e gjysëm burg dhe dërgohet në vuajtje të dënimit në Idrizove. Ndërsa, me vendim të Gjykatës së Apelit, pas tre muaj, më 21 dhjetor 1998, lirohet nga burgu. Gjendja e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni sa vinte dhe keqësohej. Daut Zeqirin, me rastin e lirimit nga burgu, e vizituan shumë shokë dhe miq nga të gjitha trevat shqiptare. Më 12 janar 1999, në shtëpinë e Daut Zeqirit për vizitë shkoi edhe komandanti i SHP (Shtabit të Përgjithshëm), Azem Syla. Më 14 janar 1999 për në Kosovë, bashkë me Komandantin e UÇK-së, Azem Sylën, niset edhe Daut Zeqiri. Atë natë, për shkaqe sigurie, nuk patën mundësi të kalojnë ilegalisht kufirin Maqedoni-Kosovë.
Një ditë më vonë Daut Zeqiri bashkë me Azem Sylën dhe shoqërues të tij, shkuan deri në Jazhincë, pastaj i mori Bilall Ceka dhe i përcolli te Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Kjo ditë, 15 janari 1999, në Kosovë është e shënuar me shkronja të zeza sepse kriminelët pushtues masakruan 45 qytetarë të pa uniformuar, pleq e të rinjë shqiptarë të Reçakut.
Pas përfundimit të fazës parë të bisedimeve në Rambuje Daut Zeqiri u angazhua nga SHP i UÇK-së për të siguruar kaiim të sigurtë nëpër Maqedoni pjesëtarë të delegacionit në bisedime nga UÇK. Këtë detyrë Daut Zeqiri, në bashkëpunim me anëtar tjerë të grupit të UÇK-së, e reaiizoi me shumë sukses. Kalimi ilegal nëpër Maqedoni i krerëve të lartë të SHP të UÇK-së thuaja se ishte i përditshëm, ndërsa Qendra kryesore e strehimit të tyre ishte fshati Shemshovë, pikërisht shtëpia e Daut Zeqirit. Në shtëpinë e tij bëheshin edhe takime për koordinimin e veprimeve në Maqedoni, por dhe bëhej plani për sigurimin e korridorit për lëvizjen e armatimit dhe e krerëve të SHP të UÇK-së.
Ndërsa, Ylli Polovina për personalitetin e Daut Zeqirit dhe nënës së tij ndër të tjera shkruan se:”Në Tetovë shkuan në një bazë, në familjes e bashkëkombësit me emrin Daut. Drekën e hëngrëm atje. Çuditërisht aty ndiheshim qetë dhe jashtë çdo rreziku, sit ë ishin në një planet tjetër.Pasi konsuamuan ushqimin, pinë nga një gotë çaj të nxehtë binte erë luleshtrydhesh, u ngritën, veshën këpucët dhe ndërkohë që ndaheshin nëna e Dautit tërhoqi nga thellësia u shpreh me fjalë “Bijtë e nënës, u kthefshi gjallë”. Pastaj u ul në divan dhe lotët iu rrëkëllyen njëherësh gjer në mjekër. Koloneli hoqi shpejt e shpejt prej saj. U ngashërye. Për fat ato çaste asnjë nuk I foli sepse ndryshe do të ishte “ç’burrëruar”.Dy furgona erdhën e qëndruan në avllinë e rrethuar të shtëpisë. Hipën nëpër makina pa u ngutur dhe në hapësirat e tyre të brendshme të mbyllura dhe pa sa një dritare u ndjenë jo vetëm lirshëm, por edhe ngrohtë.Tashmë ishin nëntë. Daja i Vogël kishte qëndruar në Tetovë.Kur të nëntët mbërritën në një fshat në malin Sharr mesnata I kishte lënë akrepat e orës pas mes nate. Furgonat i lanë aty dhe morën rrugën e kthimit. Njeriu që do ta udhëhiqte rrugëtimin drejt kufirit të Kosovës thirrej Mjekra…”
NJË PREJ MARSHUTAVE DREJT PAVARËSISË
… vetëm për hir të së vërtetës më duhet të bëjë një rrëfim në vija të trasha të vetëm një prej marshutave drejt Pavarësisë. Sot, nga kjo distancë kohore para më shumë se shtatëmbëdhjetë viteve po rrëfej të vërtetën e një marshute Rambuje-Tiranë-Strug-Shemshovë-Kosovë.
Delegacioni i Kosovës në takimin e parë në Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje të Francës. Unë në kontakt të vazhdueshëm me mikun tim të rrugëtimit të përbashkët Azem Syla (për të cilin ndaj mendimin se pa të drejt mbahet në burg)koordinuam me kodet tona, terminet dhe vijën marshues, e cila do të kontrollohej paraprakisht nga Shkëlzen Dollapi me shoqërues të dy nga Shqipëria njerëz specialist të fushës ,por që do të zbatohej kur miku i im përfundimisht të më njoftojë se sipas kodit “ refugjatët me ca fëmijë do të nisen“, zaten, këta nuk ishin refugjatë por një pjesë e delegacionit të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj.
Vija e lëvizjes sipas rregullave dy ditë më parë u monitorua nga dy bashkëveprimtarët tanë të cilët arritën nga Tirana. Unë , duhej të shkoja në Tiranë për tu takuar me atë që na e thirrshim “Daja i Vogël” – Hysni Syla. U bënë edhe këta takime, përfaqësuesit e delegacionit aritën në Tiranë.
Delegacioni kishte realizuar marshutën deri në Firajë të Strugës, aty tek miku ynë Murat Lumani një familje bujare e atdhetare, ndërsa unë kisha organizuar me bashkëveprimtarët logjistikën dhe transportin për të sjellë anëtarët e delegacionit deri në Shemshovë të Tetovës dhe pastaj për në Kosovë. Në mënyrën më të përpiktë pranuam eskortën nga miqtë tanë struganë dhe me sigurinë më të madhe arritëm në shtëpinë time në Shemshovë.
Ishte koha e darkës, darkuam, pjestarët e delegacionit të stërlodhur skajshmërisht nga konferenca dhe stresi i udhëtimit mbase edhe më shumë të stresuar për mos arritjen e para afrimit të Marrëveshjes në Rambuje e cila kishte mbetur për tu finalizuar pas dy javësh.
Vetëm sa për darkën nuk ishte kohë e mjaftueshme për tu këndellur për shkak të nevojës të kontakteve të përhershme me faktor të ndryshëm.
Terri kaploi plotësisht, me një logjistikë të sigurt nga Shemshova deri në Glloboçicë pjesëtarët e delegacionit në mënyrën më të sigurt i transferuam tek bashkëveprimtarët – luftëtarët të UÇK-së, aty pritnin Bilall Ceka e Rushan Ceka, zoti qoftë me ju dhe u ndamë.
Ishte kjo shkurtimisht një përshkrim për njërën prej marshutave, por kjo vijë drejt Tiranës dhe nga Tirana u realizua edhe disa herë të tjera.
Për këtë, gjithsesi falënderim dhe mirënjohje u takon shokëve dhe miqve të mi S.A., Q.Z., Z.J., R.E., J.S., J.L., N.N., B.C. dhe gjithë atyre të tjerëve që ndihmuan, por atë kohë jo plotësisht në dijeni për operimin në fjalë kuptohet për shkaqe taktike dhe të sigurisë.
Ky ishte viti 1999, por edhe më parë edhe pas saj duhej edhe shumë punë, stres e sakrifica për të ndihmuar bashkërisht për aspiratën e Pavarësisë.
Angazhimi i Daut Zeqirit gjatë vitit 1999 në Maqedoni ka qenë i një rëndësi të vaçantë. Këtë e tregojnë në memoriet e anëtarëve të SHP të UÇK-së. Pas përfundimit të bombardimeve të NATO-së dhe fillimit të hyrjes së trupave të saj në Kosovë, Hashi Thaçi, në kthim nga Brukseli qëndroi në shtëpinë e Daut Zeqirit, ku, gjatë disa ditëve sa qëndroi në Maqedoni, u takua me krerët e Qeverisë së Maqedonisë, me Kryeministrin Lubço Georgivskin. Pastaj Hashim Thaçi u kthye në Kosovën e iirë dhe filioi aktivitetin për krijimin e Qeverisë së përkohshme.
Përfundimi i Luftës në Kosovë, Daut Zeqirit i solli kënaqësi shpirtërore sepse kontributi i tij u bë realitet. Dhe kjo i mjaftoi që ai Çlirimin e Kosovës ta sheh dhe ta përjeton si fryte të kontributit të tij, fizik dhe material, për UÇK-në.
MARSHUTA E DYTË STRUGË–KUMANOVË-TETOVË
DREJT PAVARËSISË SË KOSOVËS!
Viti 1999, koha e luftës dhe lirisë për shqiptarët ,në kështjellën e Rambujes në Francë, delegacioni i Kosovës sapo kishte nënshkruar dokumentin e negociatave, ndërsa pala serbe kishte refuzuar nënshkrimin e saj. Ky moment atë botë ishte lajmi që përfshiu botën ,pritej një vendim i madh nga ana e NATO-së , BE-së dhe SHBA-ve. Pas nënshkrimit delegacioni kosovarë duhej të kthehej në vend. Gjysma e delegacionit ishte paraparë të kthejë në Tiranë, mandej –për të kaluar kufirin Shqipëri-Maqedoni drejt Kosovës. Për kthimin e delegacionit ishte i caktuar në detyrë të më kontaktojë Gjenerali ( tani më i ndjerë ) Xheladin Gashi-Plaku nga Tirana. Unë isha në kontakt permanent me te, koordinuam aksionin për transferimin e një pjese të anëtarëve të delegacionit nëpër Maqedoni drejt Kosovës. Anëtarët e delegacionit që ishin nën logjistikën tone ishin z. Hashim Thaçi, z.Ramë Buja, z. Agim Çeku dhe disa të tjerë. Bashkveprimtari Gjenerali -Xheladin Gashi nga Tirana më kontaktoi për të më informuar saktësishtë se anëtarët e delegacionit arritën në Tiranë. Mirëpo paraprakisht ne në bashkveprim me Shkëlzen Dollapin dhe Isni Sylën (Daja i vogël ) kishim monitorurar tërë aksin e lëvizjes. Plani ishte që delegacioni të kalojë në pikën kufitare në Kumanovë, ku si nyje hyrëse ishte zgjedhur sërish baza e sigurtë në fshatin Fierishtë të Strugës, ku Murat Lumani një nga veprimtarët e dëshmuar të kauzës kombëtare dhe një nga njerëzit e besuar të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit kishte mobilizuar njerëzit e tij nga familja Lumani, si dhe shokët e tij të cilët u kujdesën për sigurinë e delegacionit. Me saktësinë më të madhe anëtarët e delegacionit u strehuan në shtëpinë e bashkveprimtarit tone të nderuar Murat Lumani i cili kontaktonte drejtpërdrejtë me përfaqësuesin politik të UÇK-së, Hashim Thaci si dhe me shefin e Shtabit të UCK –së, Komandant Azem Syla si dhe me Kadri Veselin dhe me anëtarët e tjerë të Shtabit Qendror të UÇK-së. Aty qëndruan dy a tre netë, vështirë ishte për të lëvizur nga Struga deri në Tetovë kishte disa post-blloqe policore. Unë ecja këtë rrugë këta tre ditë rregullisht , çdo ditë vizitoja anëtarët e delegacionit. Më duhet z. Thaçit t’ia vë në dijeni se do të duhej armët që posedonin t’i transferojmë veç. Por Hashim Thaçi disi nuk u pajtua me këtë, duke më thënë në mënyrë burrërore se ,, Ju shikojeni mundësitë nëse është nevoja edhe në këmbë do nisemi drejt Kosovës, madje kudo që të jemë në tokat shqiptare më duket se jemi në luftë ,andaj nuk dua të vdes pa armë në dorë,, ! Kjo e bëri që ne të logjistikës të hartojmë plan tjetër të lëvizjes. Dhe kështu edhe pas dy ditësh tjera ishte festa e Bajramit, vendosëm që lëvizja nga Fierishta e Strugës të bëhet ditën e Bajramit në kohë të caktuar. Dhe kështu ndodhi , u furnizuam mirë e mirë bile edhe me ëmbëlsira në makinën e logjistikës sa për ndonjë alibi si për ditë feste, e kuptoni me saktësinë më të madhe kaluam dy post-blloqet duke iu falemenderuar edhe shokut tim bashkveprimtarë që gjendej në makinën time. Poashtu kaluam edhe dy post blloqet policore deri në Kumanovë siç ishte edhe plani i paraparë. Pra, kjo ishte në vija të trasha marshuta e dytë drejt Pavarësisë vetëm me fillimin e Konferencës Ndërkombëtare në Rambuje. Vijon edhe marshuta e tretë, kur përfaqësuesi politik i ish UÇ të Kosovës z. Hashim Thaçi, në f. Shemshovë realizoi takim me liderët e partive politike z. Arben Xhaferi e z. Menduh Thaçin të PDSH-së dhe z. Abdurahman Alitin të PPD-së. Takime këto kuptohet atëherë të pa publikuara. Dhe më pastaj pas disa ditësh vijoi takimi në mes Hashim Thaçit dhe kryeminsitrit të atëhershëm të Maqedonisë Lubço Georgievskit.
Gjithashtu për aktivitetet kombëtare për Daut Zeqirin shkruan edhe Selman Krasniqi i cili e përshkruan në detaje: “Pas Shtabit Qendror formohet njësiti operativ gjatë muajve mars-prill 1994. Por, me rritjen e numrit të ushtarëve u formua edhe Shtabi Operativ për Kosovë me seli në Prishtinë. Në këtë shtab mermin pjesë: Nait Hasani, i cili e kryente detyrën e koordinatorit kryesor mes nën zonave operative të UÇK-së në Kosovë e diasporë, (Kthesa e Madhe, Jakup Krasniqi, Prishtinë,2006), Rexhep Selimi, Sokol Bashota, Zahir Pajaziti, Lahi Ibrahimi dhe Bislim Zogaj. Koordinimet mes njësive dhe anëtarëve të Shtabit bëheshin nga Nait Hasani. Shtabi Qendror e kishte selinë në Prishtinë.
Shtabi Qendror kishte edhe bazat mbështetëse nëpër zona që e mbështetnin punën dhe aktivitetin e UÇK-së. Disa nga këto baza më të rëndësishme ishin:në Divjakë – në shtëpinë e Nezir Zogajt, ku u strehuan dhe u përgatitën për luftë njësitet guerile, themcluesit e eprorët e lartë të UÇK-së shumë vite para themelimit të Ushtrisë, e më vonë në të u vendos edhe Shtabi Qendror i saj; në Sankovc – në shtëpinë e Hajdin Ramës, e cila gjatë luftës shërbeu për strehimin e anëtarëve të Shtabit, strehimin e armatimit dhe bartjen e tyre sipas nevojave të njësiteve guerile në Drenicë e zonat tjera;
në Komoran – në shtëpinë e z. Xheladin Gashit- Komandant Plakut, anëtar i Shtabit Qendror dhe përgjegjës i furnizimit me armatim ër gjithë ushtarët e UÇK-së;-në Komoran – në shtëpinë e Selman Krasniqit, i cili i kontribuoi luftës së UÇK-së dhe njëherit kryente detyrën e “Taxistit” për njësitet guerile dhe shoqërimin e anëtarëve të Shtabit Qendror: Azem Sylën- Dajën, Xheladin Gashin-Plakun, Nait Hasanin, Kadri Veselin, Sokol Bashotën, Rexhep Selimin, Mujë Krasniqin e shumë të tjerë brenda në Kosovë. Ndërsa, me përkushtim dhe sakrificën më të lartë ka shoqëruar edhe jashtë vendit, sidomos: Azem Sylën- Dajën, Xheladin Gashin- Plakun dhe veprimtarët për çështjen kombëtare Avdyl Krasniqin nga Drenovci i Malishevës dhe Daut Zeqirin nga Shemshova e Tetovës, i cili dha kontribut të lartë për UÇK-në, strehimin e anëtarëve të Shtabit Qendror dhc bartjen e fumizimin me armatim për ushtarët dhe eprorët e lartë të kësaj ushtrie.
Selman Krasniqi kryente edhe punët dhe detyrat e rëndësisë së veçantë që i besoheshin nga Shtabi Qendror në kushtet dhe rrethanat e kohës së veprimit. Pas kidnapimit dhe burgosjes së Nait Hasanit, më 28 janar 1997, vrasjes së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut, më 31 mars të këtij viti, burgosjes së: Bislim Zogajt, Hajdin Ramës, Nezir Zogajt, Ilir Xheladin Gashit dhe kalimit të Xheladinit në ilegalitet të thellë, detyrat ushtarake në nivelin më të lartë në ato rrethana i vazhdojnë bashkëluftëtarët e tyre të udhëhequr nga Rexhep Selimi, deri në daljen hapur të UÇK-së më 28 Nënëtor 1997, në fshatin Llaushë….”. Ndërsa, Bedri Islami në veprën Përjetësia e dyfishtë, në faqen 406 ndër të tjera shkruan: Jakupi na thotë shkoni e merreni Gani Sylën në Kishnarekë, në fshacin e tij dhe le të vendosim bashkë. Kemi shkue atje, shkollat kanë qenë nëpër shtëpia atëherë, e kemi takue Ganiun bashkë me Azem Sylën. Nuk e dinin se kishte filluar lufta tek Jasharët, u kemi treguar se po luftohet në Prekaz, as Ganiu e as Azemi nuk e kishin njohë deri arëherë Ademin, u kam thënë se ëshcë shok i organizuar i Lëvizjes. Ganiu më ka kapë për qafedhe më ka chënë «Për hajr na qoftë lufta dhe dalçim faqebardhë». Më ka thënë «ktheje makinën dhe nisemi menjëherë». Kemi hipë në makinë bashkë me Ganiun dhe Azemin. Gjatë rrugës, në kthim, pak pa ardhë në Komaran, Azemi foli «Baca Gani, ju shkoni andej, unë po shkoj në Prishtinë, do të lajmëroj shokët e organizatës dhe të shohim se si do ia bëjmë më tej». Ka zbritë në Komaran, ne kemi vazhdue më tej, morëm Jakupin në shkollë dhe aty jemi takuar rne Shaban Shalën, Ilmi Zekën, por edhe me Mehdi Bardhin dhe Sinan Gashin, që ishin atëherë në LDK, dhe kemi shkuar në shtëpinë e Daut Tetovës, tetovar. Poshtë shtëpisë kishin një ëmbëltore, sipër flinin. Kemi biseduar se çfarëduhet bërë, si me i dalë në ndihmë Ademit. Kanë filluar të vijnë aktivistët e fshatrave me raporme dhe me marrë detyrat se çfarë do të bëjnë. Është interesant se secili kryetar që ka ardhë, ka thënë se i kam 30 vetë, i kam 60 vetë, i kam 50 vetë cë armatosur dhe janë gati rne u nisë për Prekaz. U janë drejtuar Gani Sylës dhe Jakup Krasniqit dhe kanë thënë se këta duhet të na tregojnë se çfarë të bëjmë, si të thonë këta edhe do të bëjmë.
Lavdi jetës dhe veprës së Daut Zeqirit!
*Material i shkëputur nga; Mr. Sc. Ismet Jonuzi-Krosi “QËNDRESA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVINË TITISTE” (1944-1990 Shtypshronja “Lumagrafik” – TETOVË, 2018 fq. 661, 662, 663, 664 dhe 665.