• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Qendra PEN e Shqipërisë dhe Qendra PEN e Kosovës zhvilluan veprimtari të përbashkëta kulturore në Bibliotekën e Lezhës

Znj. Entela Kasi, Presidente e PEN në Shqipëri në fjalën e saj solli në vëmendjen e shkrimtarëve rëndësinë e PEN International në arenën ndërkombëtare, dhe theksoi parimet mbi të cilat është themeluar kjo Organizatë në Londër në vitin 1921, prej autoriteteve të letërsisë botërore dhe intelektualëve të kohës. Çështjet e lirisë dhe të dinjitetit njerëzor, janë dhe mbeten shtylla të njerëzimit në të gjitha kohët. Letërsia dhe punët e artit janë pasuri për njerëzimin, pavarësisht kufijve, gjuhëve, racave dhe etnive.

19/12/2021
| Kosovë, Kulturë, Shqipëri

Qendra PEN e Shqipërisë dhe Qendra PEN e Kosovës, në kuadër të 100 vjetorit të PEN International, (Organizata Ndëkombëtare e Poetëve, Eseistëve dhe Prozatorëve), me seli në Londër, zhvilluan agjendën e veprimtarive të përbashkëta në Bibliotekën e qytetit të Lezhës.
Z. Pjerin Ndreu , Kryetar i Bashkisë Lezhë, në fjalën e mirëseardhjes për shkrimtarët e Kosovës dhe Shqipërisë, falenderoi Qendrat PEN të dy shteteve për praninë e tyre në Lezhë, duke theksuar rëndësinë e këtij rajoni dhe qyteti si një qendër përfaqësuese identitare, për trashëgiminë historike dhe kulturore të shqiptarëve.
Presidenti i PEN për Kosovën, z. Binak Kelmendi, në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi autoritetet vendore për mikpritjen e veprimtarisë së PEN, si edhe për vizionin e tyre për zhvillimin e qytetit dhe rajonit në fushën e turizimit, kulturës, dhe trashëgimisë kulturore, për shqiptarët dhe më gjerë.
Znj. Entela Kasi, Presidente e PEN në Shqipëri në fjalën e saj solli në vëmendjen e shkrimtarëve rëndësinë e PEN International në arenën ndërkombëtare, dhe theksoi parimet mbi të cilat është themeluar kjo Organizatë në Londër në vitin 1921, prej autoriteteve të letërsisë botërore dhe intelektualëve të kohës. Çështjet e lirisë dhe të dinjitetit njerëzor, janë dhe mbeten shtylla të njerëzimit në të gjitha kohët. Letërsia dhe punët e artit janë pasuri për njerëzimin, pavarësisht kufijve, gjuhëve, racave dhe etnive.
Poeti dhe publicisti i njohur nga Afganistani, tashmë rezident në Shëngjin, Mujib Mehrdad Anëtar i Bordit të PEN Afganistanit, fitues i disa çmimeve prestigjioze për letërsi në botë, në fjalën e tij publike për mediat dhe të pranishmit duke bërë një përmbledhje të kohëve më të vështira që po përjeton aktualisht populli dhe vendi i tij, falenderoi shqiptarët, autoritetet shtetërore dhe vendore për faktin që në Shqipëri ndjehen jo vetëm të shpëtuar por edhe të integruar. Qendrat PEN të Shqipërisë dhe Kosovës, nderuan Kryetarin e Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu me Certifikatën e mirënjohjes PEN, për kontribute të çmuara për promovimin e gjuhës, letërsisë dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në botë. Motivacioni i këtij vlerësimi u lexua nga Flamur Shala. Përgjatë ditës të sotme u mbajt një orë letrare e veçantë në përkujtim të poetëve Fatos Arapi dhe Basri Çapriqi, për të cilët referuan Milazim Krasniqi , Ibrahim Berisha, Ben Andoni dhe Entela Kasi. Në kuadër të bashkëpunimit për vitin 2022, midis dy qendrave PEN, folën Sali Bashota dhe Ben Andoni.
Në përmbylljen e aktiviteteve dy ditore të qendrave PEN, autorët lexuan nga krijimtaria e tyre në poezi dhe prozë. Moderimi i të gjitha aktiviteteve të mbajtura në Tiranë dhe Lezhë nga Qendrat PEN u realizua nga shkrimtari Liridon Mulaj, një prej finalistëve për Çmimin Europian të Letërsisë për vitin 2021, dhe finalist për Çmimet e Letërsisë të Ministrisë së Kulturës në Shqipëri.

Publikimi i mëparshëm

17 dhjetor 2012 | Fjala e Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, laureat i çmimit “Doctor Honoris Causa” i Universitetit Shtetëror të Tetovës

Publikimi i radhës

G.G. Marquez: Fantazma e çmimit Nobel

Publikimi i radhës

G.G. Marquez: Fantazma e çmimit Nobel

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.